Dosja 'Partizani'/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën dhe legjitimon SPAK: 'Për detyrimin me paraqitje' nuk nevojitej autorizimi i Kuvendit! 'Ndalimi jashtë shtetit' i panevojshëm! Masa 'arrest shtëpiak' shqyrtohet në seancë tjetër (VENDIMI)

Tiranë- Kryetari i PD-së Sali Berisha merr “shuplakën’ e radhës. Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot (21 nentor 2024) ankimin e Sali Berishës për të shpallur ‚antikushtetuese‘  masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje’, dhënë fillimisht nga GJKKO, me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve të dosjes për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv ‚Partizani‘.

Në këtë dosje SPAK ka marrë të pandehur ish kryeministrin për  „korrupsion pasiv në bashkëpunim‘, duke e akuzuar se favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, si një nga pronarët e terrenit, ku më pas u ndërtuan 19 kulla.

Në vendimin e lexuar sot në orën 19:00 nga vetë Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj legjitimohet i drejtë rruga që SPAK ka ndërmarrë duke shkuar ti kërkojë GJKKO-së masë sigurimi 'detyrim me paraqitje' për Sali Berishën pa qenë nevoja të kërkonte autorizimin nga Kuvendi

"Gjykata njëzëri arriti në përfundimin se ajo nuk prek funksionet legjislative të Kuvendit dhe nuk e pengon deputetin të ushtrojë të drejtat e tij si deputet. Për rrjedhojë gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit" thuhet në vendim

Gjykata Kushtetuese vlerëson dhe se kjo masa e dhënë pra  “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ishte propocionale në drejtim të domosdoshmërisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë"

Gjykata e shqyrtoi dhe masen e dytë të sigurimit dhënë nga GJKKO me kërkesë të SPAK atë të “ndalimit të daljes jashtë vendit” . Me shumicë votash vlerësoi se as për këtë masë kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria nuk ishte i nevojshëm, por se nuk ajo ishte “joproporcionale dhe e panevojshme' pasi qëllimet përmbusheshin nga masa e parë e sigurisë. 

Ndërkohë mësohet se avokatët kanë dorëzuar dje (20 nëntor) në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e masës 'arrest shtëpie' në të cilën kryetari i PD-së vijon të jetë prej 11 muajsh. Kjo masë sigurie u dha nga GJKKO më 30 dhjetor 2023 po me kërkesë të SPAK, dy muaj pasi Berisha refuzonte të zbatonte 'detyrimin me paraqitje para prokurorisë' . Për këtë kërkesë SPAK fillimisht kërkoi autorizimin e Kuvendit.

Njoftimi për shtyp i Kushtetueses 

Gjykata shqyrtoi në fillim kriteret e legjitimimit dhe arriti në përfundimin se kërkuesi i plotësonte ato me përjashtim të pretendimit për cenimin e gjykatës se paanshme bazuar në argumentin se gjyqtarja e shkallës së parë ishte shkarkuar më parë prej kërkuesit në funksionin e tij si President i Republikës dhe njëherazi edhe kryetar i KLD-së në atë kohë. Në lidhje me këtë pretendim, gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike në dipozicion, konkretisht nuk i kishte paraqitur ato formalisht gjatë gjykimit të zakonshëm sipas rregullave proceduriale për këtë qëllim. Kërkesa për përjashtim për këtë gjyqtare ishte kërkuar për një shkak të ndryshëm nga ai i mësipërm. 

Sa i takon themelit të çështjes, duke mbajtur në konsideratë shpjegimet e kërkuesit dhe prapësimet e palëve, Gjykata me shumicë votash, vlerësoi ta shqyrtonte çështjen në drejtim të të drejtave kushtetuese për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës dhe lirisë së lëvizjes sipas nenit 38 të Kushtetutës. 

Në përgjigje të pretendimit të kërkuesit se, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës, prokuroria duhej të kishte marrë autorizim nga Kuvendi përpara se të kërkonte nga gjykatat caktimin e masave të sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, Gjykata bëri një analizë qëllimore dhe semantike të dispozitës kushtetuese në fjalë. Në kuadër të kësaj analize, Gjykata iu referua edhe materialeve të procesit legjislativ të cilat i paraprinë amendamentit kushtetues të vitit 2012 kur u miratua neni 73/2 me këtë përmbajtje që ka sot, si edhe precedentit në rastin Tahiri dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut. 

Gjykata interpretoi shprehjen “heqje e lirisë në çfarëdolloj forme” bazuar edhe në frymën e amendamentit kushtetues të vitit 2012, i cili synonte reduktim sa më të madh të imunitetit procedural të deputetëve, neni 73/2 duhet të interpretohet ngushtësisht si një avantazh i përkohshëm procedural që e gëzojnë deputetët në funksion të mirëfunksionimit të Kuvendit në tërësinë e tij dhe jo si privilegj i deputetëve si individë. Me këtë frymë, Gjykata, me shumicë votash, arriti në përfundimin se mbrojtja e përkohshme procedurale që neni 73/2 iu garanton deputetëve i referohet vetëm lirisë personale dhe jo lirisë së lëvizjes.

Gjykata e shqyrtoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në këndvështrim të të drejtës për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës. Duke iu referuar llojit të detyrimit që vendos masa dhe shpeshtësisë së zbatimit të tij (një herë në dy javë), gjykata njëzëri arriti në përfundimin se ajo nuk prek funksionet legjislative të Kuvendit dhe nuk e pengon deputetin të ushtrojë të drejtat e tij si deputet. Për rrjedhojë gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit.

Gjykata e shqyrtoi masen e sigurimit “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të lirisë së levizjes të garantuar nga neni 38 të Kushtetutës, e cila është e ndryshme nga liria personale e garantuar nga neni 27 i Kushtetutës dhe për pasojë kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm.

Gjykata shqyrtoi pretendimin e kërkuesit në lidhje me paanësinë e gjykatave të posaçme për shkak të parashikimeve të ligjit 95/2016 përkatësisht nenet 48-51, të cilat parashikojnë kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake të gjyqtarëve, familjarëve të tyre nga hetuesit e BKH, e cila sipas kërkuesit varet nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Gjykata me shumicë votash vendosi që pretendimi i kërkuesit është i pabazuar për arsyet e mëposhtëme:

a)    autorizimi për regjimin e kontrollit periodik është i parashikuar në Kushtetutë dhe si i tillë nuk mund të bëhet objekt i kontrollit kushtetues; 

b)    Ligji përmban garanci të mjaftueshme për të siguruar pavarësinë e gjyqtarëve në mënyrën se si realizohet kontrolli pasi rezultatet e kontrollit eventual të kryer nga BKH janë objekt vlerësimi nga gjykata ne rastet e procedimit penal dhe nga KLGJ në rastet disiplinore;

c)    Ligji përmban një tërësi garancish të cilat sigurojnë pavarësin e tyre në ushtrim të funksionit për shkak të statusit të posaçëm të këtyre gjyqtarëve çka përfshin emërimin, pagën, karrieren, trajtimin e posaçëm dhe mënyrën e shkarkimit.

Gjykata shqyrtoi edhe pretendimet e kërkuesit për procesin e rregullt në drejtim të mbrojtjes efektive, dhe me shumicë votash vlerësoi se ai është i pabazuar pasi siç kanë arsyetuar gjykatat e zakonshme kërkuesit i është dhënë mundësia e mbrojtjes në përputhje me garancitë proceduriale të parashikuara nga ligji.

Më tej, Gjykata shqyrtoi secilën masë sigurimi në këndvështrim të parimit të proporcionalitetit të lidhur me standardin e arsyetimit. Gjykata me shumicë votash, vlerësoi duke iu referuar arsyetimit të gjykatave të zakonshme se masa e dhënë ndaj kërkuesit  “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është propocionale në drejtim të domosdoshmërisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.

Ne lidhje me masen tjeter, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqesore objekt te shqyrtimit kushtetues, vetem për pjesën qe kane caktuar masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj kerkuesit Sali Berisha per shkak të cenimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë se kesaj mase, ne kushtet kur qellimet e saj permbushen nga masa tjeter e dhene ndaj kerkuesit  “detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore”. 

 

Procesi ne Kushtetuese

Më 18 Shtator të këtij viti, Kushtetuesja e mori nën shqyrtim ankimimin e ish-kryeministrit Berisha lidhur me dy masat e sigurisë, 'detyrim me paraqitje' dhe 'ndalimi i daljes jashtë vendit'  dhënë më 21 tetor 2023,duke i quajtur antikushtetues pasi sipas tij nuk ishte marrë autorizimi nga Parlamenti më parë.   Më 19 Nëntor, Gjykata Kushtetuese njoftoi se "e kishte mbyllur shqyrtimin gjyqësor. Sot u shpall vendimi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:51
Kushtetuesja quajti legjitim masën 'Detyrim paraqitje' ndaj tij, reagon Berisha: Damkosën veten! Çështja është në Strasburg

1730659677_saliberisha.JPG

Nga arresti shtëpiak në ballkonin e katit të tetë, Sali Berisha ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila quajti legjitime masën e parë të GJKKO ndai ish-kryeministrit për 'detyrim paraqitje' pa marë autorizim nga Kuvendi. Berisha thotë se çështja do shkojë në Strasburg. Teksa sipas tij Kushtetuesja damkosi veten me këtë vendim.

'Sigurisht miqtë e mi, çështja është në Strasburg, por është e turpshme të dërgohet një vendim i tillë.
Por në narkoshtet, siç e cilësoi rezoluta e 109 partive politike, nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë.
Narkoshteti ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit dhe ky është vendimi i turpshëm që informoi sot, vendim në të cilin gjykata tregoi nivelin e saj mjeran.
Shkeli Kushtetutën.
Shkeli ligjin e vet.
Shkeli ligj e vet si skllevër të diktatorit të narkoshtetit.

Pra, është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.

Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet.
Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë.
Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut.

Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve.
Nuk shpallin antikushtetues mosmarrjen e lejes në parlament, por thonë se nuk ishte proporcion.
Sigurisht këta janë gjykatës me probleme shumë madhore, por është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Ne do fitojmë!', tha Berisha.

Ora 19:47
Dosja 'Partizani'/ Avokatët e Sali Berishës dorëzojnë kërkesë tjetër në Kushtetuese, duan heqjen e 'arrestit shtëpiak'

Sali Berisha dhe Prokuroria e Posaçme

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dorëzuar dje në Gjykatën Kushtetuese edhe kërkesën për shfuqizmin e masës “arrest shtëpie”, e vendosur nga GJKKO në dhjetor të vitit të kaluar, kur u ndryshua masa “detyrim paraqitjeje” pasi u shkel prej tij, duke mos u paraqitur në SPAK.

Kërkesa është dorëzuar një ditë para shpalljes së vendimit sot (21 Nëntor), të rrëzimit të ankimimit për masën e parë të GJKKO-së “detyrim paraqitjeje”.

Por për sa kohë që Kushtetuesja e ka legjitimuar masën e parë të GJKKO-së, masa e dytë “arresti shtëpiak” për të cilën i është kërkuar edhe autorizim Kuvendit dhe është thjesht ashpërsim, vështirë që të ndryshojë.

Kryetari i PD ka arritur të përfitojë pjesërisht nga vendimi i shpallur zyrtarisht sot nga Kushtetuesja, teksa iu hoq ndalimi i daljes jashtë shtetit, pra sekuestrimi i pasaportës. Por nuk mund të lëvizë dot për asnjë moment, sa kohë është në fuqi masa shtrënguese “arrest shtëpie”.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Josifi: 23/11/2024 14:33

    Saliu=me vitin'97,vitin e kobshem,Saliu i vuri flaken vendit. Ky vit nuk erdhi rastesisht,por si nje kob i paralajmeruar. Erdhi i nisur ne vitin 1992 kur pushtetin e mori zgjyra,kobi i zi i Vicidolit.I ndrite shpirti N.Hotit kur tha se vetem pushka e zbret nga kali kete ndyresire.

    Përgjigju
  • Safeti: 22/11/2024 11:22

    Sali Neroni eshte:Kryeshkaterruesi,Kryekrimineli,kryeajduti,kryerrugaci.Eshte Arturo Ui erdhi dhe mbuloi me kob gjithe vendin.Eshte gjarperi me helmues.Turp per larot qe ne mengjez ja bejne ne koke dhe ne darke vene e hane.

    Përgjigju
  • Ligji: 22/11/2024 09:55

    Edhe Strasburgu eshte i kapur nga narko qeveria hahaha vetem gjykata e Viçidolit mund te jete e pavarur.

    Përgjigju
  • Martin Cani: 22/11/2024 07:21

    Ore ky fundērrina Sali Sheqere injorante Bajga sduhet lēn as te brima miut tė lefi por duhet tē çohet te Like floriri tē lozin domino bashk si dy hajdut kriminel.

    Përgjigju
  • Lulja: 21/11/2024 21:21

    Pse nuk i hiqet mandati këtij krimineli dhe anti Shqiptarit?

    Përgjigju
  • Hodua: 21/11/2024 20:55

    Njeri me i zi i kombit si ky nuk ka per te lindur.Krimineli qe vrau 4 qytetar te pafajshem dhe u la femijet pa baba pllasma e tij shkofte sa me shpejte drejte zhdukjes.

    Përgjigju
  • Bradashesh Sheshi: 21/11/2024 20:24

    Futeni mor nē burg malokun e mutit sali sheqere bajgēn nē burg se aty e ka vēndin qeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?