ANSA: Një rezolutë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, çfarë do të ndodhë të enjten

Parlamenti Europian

BRUKSEL- Diskutimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk është mbyllur ende.  Ditën e enjte më 24 tetor, Parlamenti Evropian do të votojë një zgjidhje për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut. Ky ka qenë vendimi që kanë marrë ditën e sotme deputetet në seancën e Parlamentit Europian, raporton ANSA.

"Debati për deklaratat e Këshillit Evropian për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë do të përfundojë me një rezolutë që do të votohet të enjten" nga Plenari i Parlamentit Evropian, saktësoi Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli.

Sassoli është shprehur kundër vendosjes së vetos për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi integrimi i Ballkanit, sipas tij do ta bënte Europën më të sigurt.

Pas një samiti dy ditor, liderët e Bashkimit Europian nuk arritën të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Francën që vuri veton, teksa kundër Shqipërisë u pozicionuan edhe Holanda me Danimarkën.

Macron argumentoi qëndrimin e tij se progresi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk mjafton dhe se më parë duhet reformim i brendshëm i BE-së. 

m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • liku: 22/10/2019 10:08

    franca i ben presion gjermanise per te qene ajo udheheqse ne europe. ose ne te kundert franca nuk e do europen e bashkuar. pra realisht franca eshte shteti me antieuropian !!! ajo luan loje dyfishte ndaj europes

    Përgjigju
  • Izolimi: 21/10/2019 23:21

    Liberalizoni tregun e punes zoterinj te ikin njerezit me dinjitet te punojne se eshte turp 2020 na diskriminoni ne kte menyre sja u kemi borxh perkundrazi na e keni ju gjith kte sakrifice e mbijetese. Turp tju vij e faqja e zeze

    Përgjigju
    • B*3: 22/10/2019 09:57

      I bashkohem mendimin tend. Shqiptaret nuk ikin se duan te jetojne ne EU, ikin per pune dhe liberalizimi i tregut te punes do ulte kerkesat per azil, krimin etj. Ne jemi popull qe punojme, ne jemi popull me vlera, por politika e mbrapshte na ka bere te besojme se s'behemi kurre.

  • Kafsha: 21/10/2019 21:30

    Shqiperia të mos e ulë hundën dhe tu thotë JO, këtyre kodosheve qe tallen me të? Tani nuk duam ne!

    Përgjigju
    • Likja: 22/10/2019 11:39

      Po kafsha po e ke gjet