Armando Broja largohet nga Chelsea

Armando Broja largohet nga Chelsea

Armando Broja

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja do largohet nga Chelsea në fundin e këtij sezoni. 22-vjeçari është i huazuar deri në fundin e qershorit te Fulham dhe pas këtij momenti i ka kërkuar klubit mëmë (Chelsea) një ndarje pëfundimtare.

Diçka të tillë e bën me dije i pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano. Gazetari italian tregon se ndarja përfundimtare do ndodhë gjatë verës, me Chelsean që do lejojë Brojën të gjejë një destinacion të ri.

Për djaloshin kuqezi janë disa klube evropiane të interesuara, ndërsa nuk është çudi që ai të mbetet sërish në Premier League.

"Chelsea dhe Armando Broja po planifikojnë të ndahen këtë verë. Transferimi i përhershëm pritet të ndodhë sapo Broja të kthehet nga huazimi në Fulham. Sulmuesi shqiptar është në listën e disa klubeve në Evropë dhe Premier League, duke e parë atë si objektivin kryesor", thotë Romano.

Këtë sezon Broja nuk po gjen veten, ndërsa në 26 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një rast. Në total Broja ka marrë 753 minuta me Chelsean dhe Fulham (prej janarit 2024). Për momentin sipas "Transfermarkt" vlera e tij në treg është 28 milionë euro.

Pritet që ai të jetë pjesë e listës së Shqipërisë për në Euro 2024 dhe performaca në Gjermani do e ndihmojë djaloshin që të vendos të ardhmen.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 07/05/2024 16:56

    Broja po e gjen veten po aty eshte nje cerdhe mbushur me slave the zezake nuk te lene te ecesh perpara njejta gje ne fulham me mire te kishte ndenjur any. Ku u huazua ne fillim megjithate I uroj sukses me European the te stervitet shame qe te jete ne form

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë (EMRAT)

Lushnjë, babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë (EMRAT)