'Astori nuk vdiq në gjumë, mund të kishte shpëtuar'/Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore

'Astori nuk vdiq në gjumë, mund të kishte shpëtuar'/Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore

Davide Astori, ish-kapiten i Fiorentinës

Tre muaj kanë kaluar që nga ajo natë tragjike e 4 marsit, kur trupi i Davide Astori u gjet pa jetë në hotel, në Udine. Që atëherë, të gjithë janë përpjekur dëshpërimisht për të gjetur shkaqet e një vdekjeje absurde të lojtarit 31-vjeçar. Mjekët ligjorë, të cilët kryen autopsinë, kanë folur për “bradyarrhythmia”, ose ngadalësimin e punës së zemrës deri në ndalesë të plotë.

Supozime, që sot janë ndryshuar tërësisht. Siç është raportuar nga “Corriere della Sera”, në fakt, profesorët Carlo Moreschi dhe Gaetano Thiene kanë ngritur mendimin e tyre për rastin në fjalë dhe rezultatet që pasuan janë të kundërta: takiaritmi, që çon në përshpejtimin e papritur të rrahjeve të zemrës, deri në momentin fatal.

Prandaj, Astori nuk mund të ketë vdekur në gjumë, siç mendohej fillimisht. Në këtë rast, ai mund të kishte shpëtuar, nëse do të kishte një shok tjetër në dhomë me të, i cili mund ta kishte thirrur ndihmën mjekësore në kohën e duhur./Telesport/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025