Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK jep pretencën! Kërkon dënimin me 11 vite burg për Ramazan Rrajën

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Ramazan Rrajën, Bashkim Haxhian, Gent Ndërjakun, Endrit Sinanin, Julian Pjetrin, të akuzuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksander Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut ne ngjarjen ku mbeti I vrarë edhe shoferi i prokurorit Andi Maloku.

Në seancën e kësaj të marte prokurori i çështjes Adnand Xholi ka lexuar konkluzionet përfundimtare te prokurorisë së i takon hetimit, që provoi krime e 5 të pandehurve, të zbuluara nga zbërthimi i aplikacioneve SKY dhe ECC

Sipas prokurorisë, ata nga gushti i 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojës dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe automjetet për të kryer eliminimin e Arjan Ndojt dhe Aleksandër Lahos edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019. 

Prokurori i çështjes kërkoi shpalljen fajtor të të pesë të akuzuarve duke kërkuar rreth 43 vite burg për të gjithë grupin. SPAK kërkon 11 vite burg për Ramazan Rraja që për shkak për gjykimit te shkurtuar ulet në 7 vite e 4 muaj burg, për Genti Ndërjakun u kërkua dënimi me 9 vite burg, I cili ulet në  6 vite.

Për Bashkim Haxhinë u kërkua dënimi me 8 vite burg  I cili  ulet 5 vite e 4 muaj burg. Për Julian Pjetri u kërkua dënimi me 7 vite e 6 muaj burg I cili ulet 5 vite burg  për Endrit Sinani: U kërkua dënimi me 7 vite e 6 muaj burg  I cili ulet në 5 vite burg.

Në seancën e radhës pritet që të  pandehurit të jepen pretendimet e tyre  ne lidhje me akuzat dhe gjykata  më pas të shpallë vendimin.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të atentatit ndaj prokurorit Ndoja, Gjykata e Posaçme dënoi me burg përjetë Redjan Rrajën, si një nga ekzekutorët, ndërsa dënoi me 35 vjet burg Arjol Halilajn, në rolin e ndihmësit. Më 1 nëntor 2019, prokurori Ndoja ishte në automjet me Landi Muharremin apo njohur si Rrumi i Sukthit, dhe me Andi Malokun si shofer, i cili mbeti i vdekur.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shef turi: 17/09/2024 15:22

    O poli Burgu eshte ndertu per fukarejnt e jo per kriminela qe vrasin

    Përgjigju
  • poli: 17/09/2024 14:38

    ATY U VRA NJE PERSON,,,SI I JEP 7 VJET BURG,,,KUR DUHEJ TE DENOHEJ ME BURGIM TE PERJETSHEM...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, gjykata lë në burg Denis Meçen! 3 të tjerë me detyrim paraqitje

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, gjykata lë në burg Denis Meçen! 3 të tjerë me detyrim paraqitje