Basha: Berisha i shqetësuar nga rikthimi im! Ish deputeti demokrat i bën thirrje: Kafsho 'ujkun'! Duhej ta kishe bërë në 2013, por dhe tani na ke prapa

Lulzim Basha ka ditë që teston mbështetjen tek demokratët në takimet në bazë por duket që prova e madhe do të jetë të martën, në mbledhjen e kryesisë së PD-së.

Si në çdo takim, as në atë të Kamzës, Basha u rezervua të thoshte nëse ishte gati të merrte drejtimin e PD-së duke i kujtuar demokratëve se tashmë ishte një kryetar i dorëhequr dhe gjithçka do të varej në mbledhjen e kryesisë

“Më ke vënë në pozitë të vështirë..“ tha Basha kur një demokrat iu drejtua: “Ne me ty jemi nuk e dimë tani, ti sa do të jesh me këta njerëz!

"Unë jam kryetar I dorëhequr për të mos i paraprirë cfarëdovendimi që do të marrin insttiucionet e PD-së. Ata kanë të drejtën e detyrimin të flasin lirisht e të marrin vendimet e duhura që pastaj PD do ti zbatojë për të nisur procesin e ringritjes. Di të them që kudo që kam shkuar jam mahnit nga shpirti i qëndresës pas 1.5 vite shumë i vështirë"- shtoi ish kryedemokrati.

Nga demokratët që e mbështetën mori mesazhin e qartë. Të korrigjonte gabimin që bëri 10 vite më parë kur erdhi në krye të PD pasi fitoi garën përballë Sokol Olldashit, 23 korrik 2013.

"Këtë që po bën sot, iniciativën tënde për tiu vërsulur ujkut, duhej ta kishe kafshuar ujkun në 2013. Janë shumë vite të humbura. Por më mirë vonë se kurrë," - i tha ish deputeti demokrat Korab Lita 

Vetë Basha pranoi përgjegjësinë që lejoi drejtimin për 8 vjet të partisë i dubluar me Sali Berishën si "një makinë me dy timonë që garanci të sigurtë ka aksidentin" 

"Në 2013 kurrë nuk ma kishte marrë mendja që njeriu në të cilin kishim investuar dhe besuar gjithçka në një moment mund të vendoste interesat personale mbi ato të demokratëve dhe kombëtare. Kush nga ne këtu nuk është mësuar dhe rritur me vlerat familjare të të nderuarit të të moshuarit. Unë kështu jam rritur, ti jepet vendi i nderit, ti dëgjohet fjala. Nganjëherë se mosha bën të vetën kur thotë ndonjë fjalë që nuk qëndron bën sikur nuk e dëgjon por kurrë, kurrë nuk e kisha menduar që gjatë kohës që e kishim vendosur në një vend nderi do të vazhdonte të mendonte për interest dhe hallet e veta. Ai dhe një grup njerëzish. Padiskutim që kjo është përgjegjësia ime dhe këtu ke të drejtë" 

Pastaj iu rikthye retorikës së vjetër të përdorur ndaj Berishës, Metës dhe Ramës duke i cilësuar si ‘trekëndëshi i Bermudës’. Ish kryedemokrati  tha se të tre, si Berisha ashtu si Meta dhe Rama janë të shqetësuar nga rikthimi i tij në politikën aktive dhe nga propozimet që pari duke parë rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit.  

“Nuk është vetëm ai që është shqetësuar nga dalja ime. Shumë janë shqetësuar nga dalja ime, sepse e kanë monopolizuar debatin publik, duan të dalin vetëm ata të tre dhe kukullat e tyre. Janë shqetësuar shumë. Thelbi i propozimeve të mia është që ajo që i ka ndodhur Shqipërisë në 2008-ën të zhbëhet. Kjo i shqetëson, duan monopol mbi politikën, median, ekonominë. Duan që Shqipëria të mbetet çifligu i këtyre tre personave”- tha Basha.  

Ndërkohë ai tha se sulmet e Berishës ndaj tij vijnë si përpjekje e kreut të Rithemelimit për të hequr vëmendjen nga humbja e thellë në 14 maj ku në bashkëpunim me Metën arriti të merrte vetëm 7 bashki.

“Me sulmet ndaj meje përpiqet të heqë vëmendjen nga humbja në 14 maj,. Mundësia e dytë është që ta ketë humbur vetë fare. Por për mua është kapitull i mbyllur që unë e kam lënë pas. Duhet të shqetësohemi për të nesërmen”-shtoi Basha.

Një tjetër rezervë, Basha e kishte edhe për kandidatët e Metës dhe Berishës për të cilët tha se kanë qenë të paracaktuar dhe se nuk janë zgjedhur nga procesi i Primareve. Ndërsa ironizoi edhe koalicionin e Metës dhe Berishës në zgjedhjet e 14 majit, duke e quajtur ‘bashkimi për dështim’.

"Bashkimi për Fitore ose më saktë bashkimi per Dështim, shpallën të ashtuquajturën “Primaret”. Këtu në Kamez njëri u tërhoq. Tjetri tha procesi tha ishte i manipuluar. Procesit të primareve, vetëm emri i mbeti i tillë, prodhoi pakëanaqësi të shumta. Ju e patë që u votua në primare nga militantët e PS. Ndërkohë që kandidati që doli nga i ashtequajturi process i primareve një kandidat i gjymtuar nga çdo pikëpamje. A doni te futemi edhe me thellë? Të ashtuquajturit kandidatë të primareve ishin paracaktuar nga njerëz me damkë me korrupsion gjatë 8 vjeçarit të qeverisjes tonë. Nuk kemi asnjë fytyrë të dalim para shqiptarëve dhe tu kërkojmë rrotacion për të hequr disa hajdutë dhe për të vënë disa të tjerë që u kanë mbaruar lekët që kanë vjedhur gjatë kohës që PD ka qenë në qeveri. Duhet të ndahemi nga këta individë”- u shpreh Basha.

Që pas zgjedhjeve të 14 majit, pasi Alibeaj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të komanduar, Basha është rikthyer në skenën active politike, me takime në qytete të ndryshme të vendit, duke nënkuptuar se mund të kandidojë për kreun e PD-së. Gjatë takimeve të tij, ai ka paraqitur një platformë me 3 pika që sipas tij është emergjente për daljen e vendit nga situata ku ndodhet: Lista të hapura, Kryeministër me 2 mandate dhe veting politikanëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:22
Basha akuza Berishës: Kandidatët e Primareve ishin të paracaktuar, persona të korruptuar gjatë qeverisjes sonë

 

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha hodhi akuza ndaj Berishës duke thënë se kandidatët e Primareve kanë qenë të paracaktuar nga ai dhe se nuk janë zgjedhur nga vullneti i lirë i demokratëve. Ai tha se kandidatët e primareve ishin persona që kanë qenë të korruptuar gjatë qeverisjes së PD-së.

“ Bashkimi per Fitore, Bashkimi per Deshtim, shpallen te ashtequajten “Primaret”. Ketu ne Kamez njeri u terhoq. Tjetri tha procesi tha ishte i manipuluar. Procesi i primareve, vetem emri i mbeti i tille, prodhoi pakeanqesi te shumta. Ju e pate qe u votua ne primare nga militantet e PS. Nderkohe qe kandaditi qe doli nga i ashtequajturi process i primareve nje kandidat i gjymtuar nga cdo pikepamje. Të ashtuquajturit kandidatë të primareve ishin paracaktuar nga njerëz me damkë me korrupsion gjatë 8 vjeçarit të qeverisjes tonë. Nuk kemi asnjë fytyrë të dalim para shqiptarëve dhe tu kërkojmë rrotacion për të hequr disa hajdutë dhe për të vënë disa të tjerë që u kanë mbaruar lekët që kanë vjedhur gjatë kohës që PD ka qenë në qeveri. Duhet të ndahemi nga këta individë”- u shpreh Basha.

Ora 20:05
Ish deputeti-Bashës: Je 10 vite me vonesë, duhej ta kishe kafshuar ujkun (Berishën) në 2013-ën! Ish kryedemokrati: Nuk ma kishte marrë mendja

 

Gjatë takimit me demokratët në Kamëz, ish deputeti Korab Lita i cili ishte i pranishëm i tha Bashës se aktin e ndërmarrë tani duhet ta kishte ndërmarrë që në vitin 2013, kur dhe mori drejtimin e partisë.

“Ashtu si të akuzojnë ty, na akuzojnë dhe ne. Një farë akuze është e vërtetë se ti nuk e mban fjalën. Ti nuk e ke mbajtur fjalën ndaj zotërive dhe ndaj nesh për një arsye. Ti këtë që po bën sot duhet ta kishe bërë në 2013. Je 10 vite me vonesë. Këtë që po bën sot, iniciativën tënde për tiu vërsulur ujkut, duhej ta kishe kafshuar ujkun në 2013. Janë shumë vite të humbura. Por më mirë vonë se kurrë. Meqë ke zgjedhë që sot ti vërsulesh ujkut jep! Na ke prapa! "- tha Lita. 

Një qytetar që e mori më pas fjalën I tha:

"Jam dakord por nëse do e kishe nisur në 2013 nuk do të ishe sot aty."
 

Nga ana tjetër, Basha e pranoi gabimin por tha se në atë kohë nuk e kishte menduar se Berisha mund të vendoste në të ardhmen interesat personale mbi ato kombëtare.

"Në 2013 kurrë nuk ma kishte marrë mendja që njeriu në të cilin kishim investuar dhe besuar gjithçka në një moment mund të vendoste interesat personale mbi ato të demokratëve dhe kombëtare.

Kush nga ne këtu nuk është mësuar dhe rritur me vlerat familjare të të nderuarit të të moshuarit. Unë kështu jam rritur, ti jepet vendi i nderit, ti dëgjohet fjala. Nganjëherë se mosha bën të vetën kur thotë ndonjë fjalë që nuk qëndron bën sikur nuk e dëgjon por kurrë, kurrë nuk e kisha menduar që gjatë kohës që e kishim vendosur në një vend nderi do të vazhdonte të mendonte për interest dhe hallet e veta. Ai dhe një grup njerëzish. Padiskutim që kjo është përgjegjësia ime dhe këtu ke të drejtë.  Por sot nuk është koha të qëndrojmë me kokën prapa.

Jo vetëm që kemi dy vite kohë për tu përballur jo vetëm me kundërshtarin tonë por dhe të gjithë shqiptarëve, por sepse duke qëndruar prapa na konsumon energji dhe vëmendjen dhe drejtpeshimin që na duhet për të ecur përpara. Të mësojmë nga ato që kanë ndodhur. Të reflektojmë por dhe të ecim përpara. Na pret një luftë e jashtëzakonshme me të keqen që është cimentuar si asnjëherë më parë" tha Basha.

Ora 19:52
Mbledhja e kryesisë së PD-së të martën, Basha: Nuk dua t’u paraprij vendimeve që mund të merren, ndjej përgjegjësinë e lidershipit

 

Të martën mblidhet kryesia e PD-së për të përcaktuar hapat që pritet të ndërmerren më tej për riorganizimin e partisë dhe zgjedhjen e kryetarit të ri. Lulzim Basha gjatë takimit në Kamëz tha se duke qenë i dorëhequr nuk dëshironte t’u paraprinte vendimeve që mund të merren nga kryesia mbi riorganizimin e partisë.

“Unë jam i lidhur nga etika dhe formimi, dyfish i lidhur nga përgjegjësia e lidershipit. Jam i dorëhequr si kryetar i PD dhe nuk dua ti paraprij çdo vendimi që do marrin institucionet e PD-së. Di të them se kudo ku kam shkuar jam befasuar nga shpirti i qëndresës që kam gjetur pas një viti e gjysmë tmerrësisht të vështirë. Mos ardhtë më një vit i tillë. Ky është një detyrim jete për mua”- tha Basha.

Ora 19:26
Basha: Të hapim letrat e të tregojmë pasurinë e çdo politikani, le ta fillojnë me mua! Ulni thikat se Rama hedh valle

 

Ish kreu i PD-së zhvilloi sot një takim sërish me të rinjtë. Lulzim Basha deklaroi se politika e vjetër, luan lojën e saj dhe se nuk është e angazhuar t’u shërbejë qytetarëve, por synon vetëm pushtetin.

“Ulni thikat, ai që i ngriti i pari. E kemi kundërshtarin politik të ulur këmbëkryq në familjet tonë. Rama vjen dhe hedh valle me ndihmën e atij që nxiti këtë luftë brenda nesh”, tha Basha.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Manalli: 05/06/2023 07:54

    Ende nuk e ka kuptuar burattini butak lulush se ska qene kurr dhe kurr sdo jete me ne pd

    Përgjigju
  • Fadili: 05/06/2023 01:04

    Ky eshte ujk me proteze!

    Përgjigju
  • Andi: 05/06/2023 00:40

    Vete fakti qe mediat pro rames i japin me shume kohe se cka vota Lulus tregon qarte se si jane direkivat e zonjes kim per te vrare opoziten e vertete dhe per ti dhene ajer pushtetit te rames permes diversionit

    Përgjigju
  • agim: 04/06/2023 22:46

    Pse nuk tregon,nga shkuan leket e vjedhura ne rrugen e Kombit ?? Pse nuk tregon kush i vrau 4 protestues paara kryeministrie ?? Pse nuk tregon asgje per parat Ruse ???? Pse nuk tregon kush i organizoj protestat me molotov ??? Pse nuk tregon sa vila e shtepi kle ???? Pse ???? Pse ??? pse ?++ etj etj

    Përgjigju
  • goni: 04/06/2023 21:53

    Berisha i shqetësuar nga rikthimi im!!!!! Hahahah ketij si ka dale akoma bari i hollandes. Ti po pate bythe dili perballe per kryetar partie o lul dhe shohim ....

    Përgjigju
  • Adi: 04/06/2023 21:33

    Je ne rrugen e drejte, bravo

    Përgjigju
  • Xxxx: 04/06/2023 21:15

    Gjarper je o basha

    Përgjigju
  • Mario: 04/06/2023 20:31

    nuk e marr vesh loqja po propozon kufizim mandati per kryeministrin apo per vulen qe nuk di ku e ka lene, po le te shohe ne pantallona mos i zverdhet si mbathjet

    Përgjigju
  • mondi: 04/06/2023 20:28

    zonja lulezim(e) ti sje as mish as peshk nuk e kuptoj kete levizje tenden.ti je i refuzuar permanent nga shqiptaret.me cfare statusi do te rikthehesh.je i pa besueshem dhe shume i dobet nen mesataren e shqiptareve normal

    Përgjigju
  • Ben: 04/06/2023 20:01

    Bravo Luli,je vesh si gjys ushtari.Hidh krahqafe edhe kallashin,se do friksohet Sala,Edi,Likja,sipas teje.O Lul,je shume qesharak.Se pse suportohesh ti nga america,nje zot e di,se ti vetem pa aftesi rrezaton.E çuditshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit