Basha: Fatmir Xhafaj të largohet menjëherë dhe t’i nënshtrohet ligjit anti-mafia!

Kryetari i opozitës Luzlim Basha ka këkruar sot në emër të opozitës dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Basha tha se Xhafaj duhet të largohej menjëherë dhe t’i nënshtrohej ligjit anti-mafia.

Sipas kreut të PD-së ministri i Brendshëm ka penguar ekstradimin dhe hetimin ndaj vëllait të tij Agron Xhafaj, që sipas Bashës është dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

5 faktet e Bashës për Agron Xhafajn

1. Është fakt se Agron Xhafaj është kapur në një operacion ndërkombëtar kundër një organizate kriminale të trafikut të drogës i cili është zhvilluar nga Policia Italiane dhe DEA, agjencia amerikane e luftës kundër drogës.

2. Është fakt se Agron Xhafaj është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë të konfirmuar nga Gjyakata e Lartë e Italisë me 7 vjet e 2 muaj heqje lirie, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik ndërkombëtar të drogës.

3. Është fakt se Agron Xhafaj i ka ikur drejtësisë, ka patur dijeni për të gjitha proceset, ka patur edhe avokat mbrojtës I cili ka ndjekur të gjitha shkallët gjyqësore, por ka zgjedhur që të mbetet në arrati gjatë gjithë procesit të gjykimit dhe dënimit.

4. Është fakt se Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim, as në Itali dhe as në Shqipëri.

5. Është fakt se Agron Xhafaj ka qenë dhe është në Shqipëri me identitet të ndryshuar nga Agron në Geron Xhafaj.

Lulzum Basha, kreu i PD

Në bazën e këtyre fakteve, ligji shqiptar kërkon që Agron Xhafaj të arrestohet dhe të vuajë dënimin që ka marrë.

 Në bazë të këtyre fakteve, ligji shqiptar anti-mafia kërkon që pasuritë e tij dhe të vëllait Fatmir Xhafaj të hetohen.

Xhafaj ka mundesuar qe: Ti shpëtojë ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit Italian në Shqipëri dhe të vazhdojë trafikun e drogës dhe të jetë një nga kokat e trafikut të drogës sic e panë dhe e dëgjuan dje mbarë shqiptarët.

Basha: Xhafaj ka penguar ekstradimin e vëllait të tij drejt Italisë

ÇFARE DUHET TË BËNTE PROKURORIA:

Në këtë situatë duhej që ndaj vetë Fatmir Xhafës të kishte nisur një hetim i gjithanshëm nga Prokuroria.

1. Fatmir Xhafaj duhet t’i nënshtrohet së pari hetimit të ligjit antimafia për pasuritë si familjar i personave me aktivitet mafioz.

2. Së dyti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave, vëllai i tij Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia Italiane me 7 vjet e 2 muaj nuk ka bërë asnjë ditë të vetme burg, as në Itali dhe as në Shqipëri.

3. Së treti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit.

4. Së katërti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, që mundësojnë vazhdimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafaj.

As Ministria e Brendshme, as Policia, as Prokuroria e kapur nga dyshja Rama-Xhafa nuk vepron dhe nuk do të veprojë sa kohë Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, eprori politik i Policisë që kryen verifikimet dhe hetimet dhe padroni politik i Arta Markut dhe Donika Prelës.

Prandaj Fatmir Xhafaj duhet të largohet menjëherë nga Ministër i Brendshëm.

Shqipëria nuk mund të përballojë dot të shkojë nga një ministër i brendshëm i drogës tek një ministër tjetër i brendshëm i drogës.

Fatmir Xhafaj refuzoi që vetingu në polici të fillonte nga ai vetë dhe tani është e qartë pse nuk e pranoi këtë.

Tani është momenti që të largohet si Ministër që t’i nënshtrohet ligjit anti-mafia.

Heshtja ndaj drogës dhe krimit, ndaj politikanëve të lidhur me krimin ndihmon vetëm krimin dhe politikanët e lidhur me të, jo Shqipërinë.

Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

Basha: Xhafaj të dorëhiqet dhe të hetohet

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 15/05/2018 18:29

    Jo para teje ,shko ti me pare per vrasjet dhe vjedhjet qe ke bere.Mos te genjeje mendja se do te drejtosh kete vend baske me ata bashibozuket qe mban pas,ne cdo sektor qe ke punuar ke deshtuar.

    Përgjigju
  • Njetri: 15/05/2018 18:01

    Ore i ka trut ne vend ky vetem mendjen per trazira e ka ky kriminel rama do bej gabimin me te math po e hoqi xhafen

    Përgjigju
  • uku: 15/05/2018 17:14

    jam dakort me zotin Basha per largimin e zotit XHafaj!por me nje kushte qe ti te arrestohesh per shperdurim detyre me vjedhjen e 230 mmilion eu dhe vrasjen e 4 demostruesit pastaj XHafa te largohet.

    Përgjigju
  • uku: 15/05/2018 17:14

    jam dakort me zotin Basha per largimin e zotit XHafaj!por me nje kushte qe ti te arrestohesh per shperdurim detyre me vjedhjen e 230 mmilion eu dhe vrasjen e 4 demostruesit pastaj XHafa te largohet.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 15/05/2018 14:19

    Por kur ben te fortin ky qe lyen floket si burre k**ve.Po ti ke te lyer duart me gjak je hajdut profesionist dhe ke shit interesat kombtare..ndaj duhet te jesh jo ne burg por ne litar..pastaj tebesh prokurorin e gjykatsin per tjetrin.

    Përgjigju
  • xxx: 15/05/2018 13:11

    O HAJDUTI I KETIJ VENDI QE PO TRAZON GJITH DYNJAN .POR NJE GJE DUHET TE DISH SE PO TRAZON HALLCEN TENDE JO TE NDOKUJT TJETER.SE VONON POR NUK HARROB

    Përgjigju
  • Abi: 15/05/2018 12:58

    Normal per te bllokuar e kane mendjen kta dreq.

    Përgjigju
  • I zgjuari: 15/05/2018 12:58

    Ore ju kemi votuar qe te jepni alternativ me te mire gjoja per qeverisje jo per te bllokuar vendin

    Përgjigju
  • Diana: 15/05/2018 12:54

    Ti i pafytyre je nje dredharak e kryemashtrues,mesimet e Sali Monstres i ke mesuar mire,je nje pleher e nje deshtak.

    Përgjigju
  • Populli: 15/05/2018 12:39

    Ore luli thua Fatmir Xhafaj po ti je dh**r qē në fyt per vete ore hajdut Mu.. Nuk merni qever keshtu per 30vjet . Nga Pd nuk shpëton asnjē nga burgu

    Përgjigju
  • Ema: 15/05/2018 12:37

    Qenke i roitur fare o Luli,me keto ultimatume vetem laraskat tremb ti,Rama dhe Xhafa jane ne te drejten e tyre,e sa per ju as per 20 vjet nuk vini dot ne pushtet,nuk e keni kuptuar akoma POPULLI NUK JU DO E NUK JU VOTON.

    Përgjigju
  • Populli: 15/05/2018 12:35

    Mbetet si llapaqene ju te PD-LSI,kush ka fakte dhe prova shkon i dergon ne Prokurori,mbetet ne TV me fytyra te neveritshme si Salianji,Gazmend Bardhi,apo ate talebanin Alibeaj qe u kap vellai per vjedhje ne Gjermani,turp si jeni katandisur.

    Përgjigju
  • FAMOZ FAMOZI: 15/05/2018 12:23

    NUK BULOET JASHQ*** ME SHOSHË E KUSHË KËRKON DOR HEQJE KY BETURINA KUR ISHTE NË QEVERI BËRI DORHQJE KUR VRAU

    Përgjigju
  • Populli: 15/05/2018 12:22

    Ti monster shko njehere ne prokurori te hetohesh per vjedhjet,per vrasjet e per aferat e lobimit,te tjerat leri se i vendos populli me voten e tij.

    Përgjigju
  • Donela: 15/05/2018 12:20

    Ne burg e ke vendin ti Lulzim Kryehajduti,Sali Krimineli,Ilir Floriri,sa per Fatmir Xhafen e keni zili se nuk e arrini dot intelektualisht,eshte njeri i pergatitur i ligjeve dhe teper korrekt.

    Përgjigju
  • Karaburuni: 15/05/2018 12:06

    Po Drejtorin e Policise Vlores Gentjan SHEHU qe ruan dhe i hap rrugen Agron Xhafes,nje soj si Laed ÇELA habilajve do ta lini akoma ne VLORE ? Ai gjatovino qe falet tre here ne dite.Turpe,turp te jete polic.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 15/05/2018 12:01

    Po me ty mor kriminel çfar të bëjn apo ty të bëjnë pasha për krimet e vjedhjet . Maskara i ler .

    Përgjigju
  • yllka: 15/05/2018 11:56

    Zoti Xhafaj eshte burre shteti jo loder ne dore te te shiturve si Ju Ai ka marre nje mandat per ti sherbyer vendit jo interasave Tuaja te ngushta dhe grupeve qe ju jeni blere! Shqiperia do behet me mire!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!