Basha takohet me kritikët, Kulluri: Mund të bëjë llogje por nuk zhbën dot krizën

Basha takohet me kritikët, Kulluri: Mund të bëjë llogje por nuk zhbën dot krizën

Edvin Kulluri

Pas takimit të dy figurave të njohura të PD-së, Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha në seli, të menjëherëshme kanë qënë interpretimet për mundësitë e tyre për t’u rikthyer në jetën aktive politike të PD-së.

Mbi takimin e tyre, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar edhe Edvin Kulluri, i cili u shpreh se çështja e bashkimit të PD-së nuk është çështje pazaresh personale, por çështje parimesh që mbështeten tek propozimi për të nxjerrë vendin nga kriza.

E vetmja mënyrë për t’ua ofruar shqiptarëve këtë alternativë është një PD e bazuar mbi statut. Lulzim Basha mund të takohet dhe të bëjë llogje e të ndajë karrige pushteti me këdo, por krizën e PD që e ka shkaktuar vetë nuk e zhbën dot kështu. Ndaj, suksese në jetë!

Edvin Kulluri, ish-këshilltar 

Ndërsa vetë Mustafaj dhe Ruli pas takimit u shprehën se biseduan për të gjitha gjërat që mund të bisedohen në një takim informal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare