Berisha ‘non grata’, Bamir Topi në Report Tv: Reagimi institucional, jo personal! SHBA ka shumë informacione! Politikanët tanë kanë punuar për interesa personale

Për ish-numrin 2 të partisë Demokratike, Bamir Topin, vendimi i DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall ‘non grata’ së bashku me familjen e tij, nuk është një vendim personal por është një vendim institucional.

I ftuar në emisionin Repolitix, në Report Tv, Bamir Topi thotë se vendimi SHBA funksionon mbi bazën e institucioneve dhe se ka shumë informacion para se të marrë një vendim të tillë, për të cilin ish-presidenti thekson se është një ngjarje e jashtëzakonshme në marrëdhënie me aleatin tonë më të madh.

‘Është një rast shumë i veçantë, presupozohet të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme në marrëdhënie me aleatin tonë më të madh, në një marrëdhënie shumë strategjike, shumë vëllazërore dhe besoj se është një ngjarje që ka dy këndvështrime; është një këndvështrim në terma jurdik, pasi ka të bëjë ekskluzivisht me territorin amerikan. Askush nuk mund të jetë me privilegjin për të marrë një përgjigje, është një drejtë eksluzive i cili sigurohet mbi bazën e një informacioni të gjerë që nuk është personal, por institucional. Kanë dhe një dimension politik, të kësaj marrëdhënie sepse prek një marrëdhënie historike strategjike, dhe prek individualisht një politikan që ka qenë dhe president dhe kryeministër.'- tha Topi.

Topi nënvizon se vendimi mund të ketë ardhur duke u bazuar mbi politikën që dominohet këtu, ku është vepruar në interesa personale dhe jo në interes të popullit shqiptar. Sipas Topit një nga momentet që demonstron më së miri, kur politika ka punuar në interes personal, është marrëveshja për ndryshimin e kushtetutës në vitin 2008 nga dy partitë kryesore politikë.

'Reagimi është një reagim zyrtar dhe jo personal, është institucional. SHBA funksionon mbi bazën e institucioneve. Institucioni është kushtetues, ka shumë njerëz, puno mbi bazën e shumë informacioneve dhe në fund interpretohen. Kjo është arsyeja, pse ia vend është në atë standard të lartë. Vendi ynë ka qenë gjithmonë me probleme. Ligjet në Shqipëri janë bërë, jo për interes publik, por subjekt politik. Vendi i parë që ka dhënë kontributet më të mëdha mbi bazën e demokracisë në Shqipëri është SHBA.

Unë nuk mendoj se është personale, ato janë vend aq i madh sa nuk e ndërtojnë betejën më një individ,  këtë marrëdhënie e kanë me institucionet e Shqipërisë, ku riidentifikohet një individ, mesazhi është shumë i rëndësishëm, i fokusuar dhe kanë të drejtën ta monitorojnë dhe ta supervizojnë situatën. Aleati kryesor për SHBA është populli shqiptar. Politika ka shkuar për interesin e vet. Kjo e demonstron më së miri marrëveshja e 2008, ku u cënuan rregulla të forta të demokracisë. Në këtë kushte liderët politikë tentojnë të realizojnë marrëveshje në interes të tyre, që jo gjithmonë është interes i demokracisë. Jemi futur në një rrugë tjetër, në një rrugë të konsolidimit të demokracisë, që duhet të shkoj në demokratizimin e institucioneve. Jemi në një kohë kur të gjithë po e shohim askush, nuk është i paprekshëm.

Ata kanë shumë informacion, madje kanë më shumë sesa mendojmë ne. Problemi është se deklarata të kësaj natyre, nuk janë analitike janë standard, që jepet motivi dhe shikoj aty që përveç korrupsionit ka dhe një element tjetër, lufta që qeveria pas vitit 2008 i ka bërë institucioneve të pavarura.  Beteja pas 21 janarit, ku pushteti i maxhorancës pati një përplasje të pashembullt me institucionet e pavarura, me presidentin me prokurorinë të cilat nuk varen nga qeveria.’- tha Topi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Ish kryeprokurori Hajdari ironizon Berishën: Padia ndaj Blinken çon në konflikt me SHBA! Saliu bashkë me Llallën arreston edhe presidentin e SHBA-së

Ish kryeprokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari  e ka cilësuar si deklaratë të pamenduar që mund të çojnë në konflikt SHBA dhe Shqipërinë padinë për shpifje të Berishës ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Bliken. Në emisionin "Repolitix", Hajdari thotë se habia në këtë padi është se Berisha beson vërtetë se Blinken do gjykohet dhe dënohet për vendimin për të futur familjen Berisha në listën e zezë të SHBA. Madje Hajdari duke komentuar edhe vendimin për dënimin e Adriatik Llalla , i shpallur dhe ai non grata nga SHBA, ironizoi se të së bashku Berisha dhe Llalla jo vetëm sekretarin Blinken, por edhe presidentin e SHBA e arrestojnë. 

" Është në ngjarje historike pasi Berisha dhe të gjithë të tjetër  do i japin përgjigje popullit shqiptar pse në Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në botë.  Disa çështje penale SPAK i ka në dorë që lidhen me familjarët e Berishës si çështja e boronicës, klubit partizani apo siç do bëhet së shpejti edhe çështja e Gërdecit. Berisha ka një karriere të gjatë politike, sot duhet mirëkuptuar për qëndrimin që ka mbajtur sepse mirë që nuk shkoi deri sa ti shpallte lufte SHBA. Berisha mirë që mendon se do të padisë sekretarin amerikan të shtetit , por beson se do të gjykohet dhe do të dënohet.  Berisha me Adriatik Llallën jo vetëm Blinken por dhe presidentin e SHBA shkon e arreston në zyrë. Berisha është në një pozitë të vështirë, por këtë duhet ta përdorë në mënyrë të dinjitetshme dhe të mos bëhet shkak që me deklarata e tij të pamenduara të bëhet shkak për konflikt mes SHBA dhe kombit shqiptar. SPAK është në të drejtën e vetë t'i kërkojë agjencive ligjzbatuese amerikane nëse disponojnë prova e fakte që implikojnë Berishën dhe zyrtarë të tjerë përqark tij si në arsyetimin e vendimit të DASH", tha Hajdari.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok

AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok