Sali Berisha ka mbledhur deputetët e Rithemelimit, të cilëve u ka thënë se Kuvendi ka përjashtuar nga rendi i ditës nismën për ligjin e lustracionit. Berisha e cilëson si të rëndësishëm për të ndarë shoqërinë nga ish persekutorët e diktaturës.
“Përsëri parlamenti përjashton nismat tona me një qëndrim politik të dënueshëm antikushtetues. Në parlament nuk sillet ligji i lustracionit, një ligj i domosdoshëm për të ndarë shoqërinë nga ish persekutorët e diktaturës komuniste. Ligji, tani ka bazë të plotë kushtetuese sepse në Kushtetutën e vendit është i sanksionuar për gjykatësit e prokurorët pavarësisht se është shkelur dhe nuk është zbatuar. Megjithatë baza ekziston, ideja e zëvendësimit të këtij neni me një ndërhyrje në Kodin Zgjedhor është hakmarrëse, e cila nuk bazohet në parimet e lustracionit.
Do të insistojmë për sjelljen e këtij ligji që ka standardet më të mira dhe nuk mund të ketë asnjë pengesë tjetër meqë është i sanksionuar në Kushtetutë si proces. Mossjellja e ligjit ka veç një synim, përdorimin e amendamentit të Ballës të cilën e mbëhsteti edhe Alibasha për gjah shtrigash. Ligji ka rregullat e veta dhe transparencën e plotë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha mbledh deputetët e Rithemelimit: Parlamenti përjashtoi nismat tona për lustracionin e rezolutën që denoncon genocidin serb në Kosovë
A.M./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
61.2%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 1365
Lajme të tjera
-
Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!
25 Prill, 17:12
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Edison Ypi: Hidhu Doktor
24 Prill, 12:51
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin
23 Prill, 19:49
-
Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta
23 Prill, 18:27
-
Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?
23 Prill, 17:48
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
'Partizani', raporti i DASH rrëzon pretendimet e Berishës: S'ka të arrestuar politik! Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion! Dhëndri i tij fitoi 5 milionë dollarë
22 Prill, 21:00