Mero Baze: Berisha sulmon SHBA, të dëgjoj rrugica

Mero Baze: Berisha sulmon SHBA, të dëgjoj rrugica

Sali Berisha

Sali Berisha I është përgjigjur sot SHBA për të sotmen dhe të ardhmen e partisë së tij. 
Fillimisht I ka dhënë përgjigje intervistës së Gabriel Escobar, një nga zyrtarët më të lart të SHBA në detyrë për rajonin tonë dhe i dërguar special për Ballkanin, I cili tha se SHBA nuk dëshiron që PD të ngelet në dorë të Berishës. 

Duke e sulmuar zyrtarin e lart të SHBA, Berisha e bëri të qartë se PD është me të dhe se atë nuk mund ta heq askush nga drejtimi I saj. Duke sulmuar SHBA Berisha nuk synon të mund SHBA, por ta dëgjojnë ata tek rrugica, se ai nuk dorëzoj kurrë fraksionin e tij jashtë familjes së tij, duke i konsideruar ata si ushtarë të familjes së 

Përgjigjen e dytë e kishte dhe për SHBA por dhe për demokratët. Ai ri postoi një fragment nga intervista e Argita Berishës në një tv në Tiranë që pranon se do të marr drejtimin e PD në të ardhmen. 

Kjo vlen dhe për t’iu përgjigjur SHBA, por dhe atyre të tjerëve që I bashkohen partisë së tij, me shpresë se do vdes Berisha e do hapet rruga për ata. Pra e thënë shkurt, Berisha ua bëri të qartë që dhe pas vdekjes Partia do të jetë pronë e familjes së tij. Atij mund ti sekuestrojnë pallatet e klubit Partizani apo vilat por jo partinë.  

Përgjigje më të qartë për SHBA, por dhe këta që sillen nga rrugica e tij poshtë penxheres deri tek dera e Bashkisë së Tiranës, nuk ka.  
Kur SHBA flet zyrtarisht që nuk e dëshirojnë PD në dorë të Berishës, nuk kanë parasysh trushpëlarët e Berishës por individë të pavarur, njerëz me ndikim në opozitë dhe natyrisht anën institucionale që Berisha as ligjërisht të mos e trashëgoj siglën e PD. 

Tani çdo alibi e tyre se janë aty për tu bashkuar në diversitet , në fatalitet, në perversitet, në muhabet, etj broçkulla është thjeshtë një gënjeshtër për të gënjyer së pari veten e tyre. 

Nuk është e ndaluar të mbështesësh Berishën në këto ditë të këqija por që do të jenë të përjetëshme. Nuk është e ndaluar dhe të vdesësh për të.  
Por  duhet të  dihet që po e bën këtë për Berishën, dhe jo për të sjell partinë në pushtet apo për të përmbysur qeverinë. 

Fraksioni I Berishës sic po shihet do të jetë I përjetshëm në politikë sa të jetë Berisha dhe pak kohë më pas sa mund ta mbajnë trashëgimtarët e tij biologjik. Natyrisht do të jetë një fraksion që nuk do të vij kurrë në pushtet, por do ti shërbej Berishës sipas mendjes së tij për ta mbrojtur. Në fakt më shumë po e dëmton se sa po e mbron. 

Tani kushdo që do të sakrifikoj për Berishën është I lirë të jetë me Berishën, por nuk ka të drejt të thotë se këtë po e bëj për të ardhur opozita në pushtet. Rruga e opozitës për në pushtet nuk kalon nga rrugica e Berishës. Ajo është rrugicë qorre sa I përket perspektivës politike. 

Çdo kontribut për atë është kontribut real për jetëgjatësinë e qeverisë aktuale në pushtet . Dhe në këtë pikë të gjithë ata që akuzojnë Lulzim Bashën Agron Shehaj, Jorida Tabakun apo këdo tjetër se duke mos u bashkuar me Berishën ndihmojnë Edi Ramën, në fakt thjesht maskojnë ndihmën reale që ata I japin Edi Ramës duke u bërë me Berishën, duke qenë ushtarë të tij deri në vdekje dhe ushtarë të bindur të vajzës së tij pas vdekjes, po në opozitë. 
Dhe të mendosh se janë gjithësej 40 vet tek Rrugica, e 20 vet tek Bashkia çdo ditë si kontigjent i sigurt./ Tema

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë