Berisha-Meta ‘luftë’ të përbashkët kundër Projektit të Portit të Durrësit: Mega aferë disa miliardë euroshe, falen 1.5 mln metra katrorë tokë

Sali Berisha dhe Ilir Meta, në një diferencë vetëm disa minutëshe, dolën sot për mediat në konferenca të ndara për mediat por me axhendë të njëjtë, akuzat ndaj Qeverisë për projektin e Portiti të Durrësit. Të dy e kanë konsideruar një mega aferë që shkon në disa miliardë euro. Meta tha se vetëm transparenca e plotë mund ta qetësojë këtë situatë, ndryshe Edi Rama i ka bërë llogaritë keq tha Meta. Ndërsa Berisha u shpreh se janë falur 1.5 milion metra katror tokë në Durrës. Sipas Berishës, po bëhet një aferë korruptive dhe po dhunohen të gjitha ligjet e vendit për t’u ndërtuar porti turistik nga kompania.

Të njëjtat argumente, të njëjtat akuza, përdorën kryetari i ‘Foltores’ dhe kryetari i Partisë së Lirisë. Sipas tyre kjo ëhstë një aferë 10-fish më e madhe se inceneratorët, aventurë e Ramës që do të ketë pasoja të mëdha për vendin.

"Kjo aferë vjen në dhunim me të gjitha ligjet e vendit. Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin prej 1.5 mln metra katrorë të ndërtimit aty të Dubai-city, të Dubait-Emar-Rama, ose Rama-Emar. Dhënia pa garë është dhunim i ligjeve të vendit, por edhe atyre ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar t'i respektojë”, tha Berisha.

“Të zbardhet afera më korruptive, ajo e Portit të Durrësit. Nuk do jetë më pronë e shtetit shqiptar. Është e rëndësishme për t’u bërë sa më e qartë se cilat do të jenë përfitimet e ekonomisë dhe investimet e këtij koncesione, cilat janë të dhënat ligjore, ekonomike, financiare, LSI dhe tashmë Partia e Lirisë përmes Petrit Vasilit i ka kërkuar ministrisë së Infrastrukturës dhe kryeministrit Edi Rama që t’i japin përgjigje brenda afateve për disa pyetje", tha pas Berisha, Meta. 

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed El Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë, ndërsa Rama tha se do të sjellë një zhvillim ekonomik e turistik jo vetëm për zonën e Durrësit, por për të gjithë vendin. Investitori e zhvilluesi Muhammed El Alabbar garantoi se investimi do jetë me përmasa madhështore.

Projekti i ri do të transformojë atë në një port model, me potenciale dhe kapacitete në Ballkanin Perëndimor. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

Impakti i investimit të portit turistik të Durrësit që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara e në plot vende të botës, do të ndryshojë thelbësisht ekonominë e qarkut të Durrësit, si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i portit të ri turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i portit të ri turistik të Vlorës dhe sipas Planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i portit të ri turistik të Shëngjinit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Porti i Durrësit/ Meta: 'Njeriu i marrë' i ka hyrë një aventure të re, do jetë aferë 10-fish më e madhe se inceneratorët

 

Meta ka pasur sërish një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit fundi do i vijë shumë shpejt. Duke u ndalur në portin e Durrësit, Meta tha se kjo është një aventurë e Ramës, që do të ketë pasoja të mëdha për vendin.

“Kush hyn në aventura me një njeri të marrë që është në fundin e vonuar të qeverisjes së vet dhe do të lërë peng vendin, bën gabim të madh që përfshihet në këtë aferë të jashtëzakonshme që mund të ketë vlerë 10 herë më të rëndë se inceneratorët. Iku koha kur punët e Shqipërisë dhe shqiptarët i gjykonin zyrtarë dhe burokratë që nuk e kanë lexuar asnjë ditë marrëveshjen e stabilizimit dhe Asocimit. Kështu që vetëm rruga e transparencës së shpejtë dhe të menjëhershme mund të qetësojë këtë situatë, përndryshe i ka llogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re”, tha Meta.

Ora 12:42
Pas Berishës edhe Meta: Të zbardhet afera më korruptive, ajo e Portit të Durrësit

 

Pas Sali Berisha edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur akuza në drejtim të qeverisë për portin e Durrësit. Sipas tij, kjo është një aferë korruptive.

“Të zbardhet afera më korruptive, ajo e Portit të Durrësit. Nuk do jetë më pronë e shtetit shqiptar. Është e rëndësishme për t’u bërë sa më e qartë se cilat do të jenë përfitimet e ekonomisë dhe investimet e këtij koncesione, cilat janë të dhënat ligjore, ekonomike, financiare, LSI dhe tashmë Partia e Lirisë përmes Petrit Vasilit i ka kërkuar ministrisë së Infrastrukturës dhe kryeministrit Edi Rama që t’i japin përgjigje brenda afateve për disa pyetje.

 

Ora 12:38
Berisha akuzon Ramën: Dha pa garë 1.5 milionë metra katror në Durrës për ta ndërtuar kompania e Dubait! Po dhunohen ligjet e vendit

 

Tema që kishte zgjedhur Sali Berisha sot për të akuzuar kryeministrin Edi Rama ishte ndërtimi i Portit turistik të Durrësit nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara.

Sipas Berishës, po bëhet një aferë korruptive dhe po dhunohen të gjitha ligjet e vendit për ndërtimin e portit turistik pasi nuk pati asnjë garë, por projektin e mori kompania arabe. Ndër të tjera, Berisha pretendon se Rama fali 1.5 milionë metra katrorë në Durrës që e cilëson aferë mafioze dhe korruptive.

“Rama fali 1.5 mln metra katrorë tokë në Durrës, për të ndërtuar Dubai-Rama. Ligji i parë i çdo hajduti është se ai kërkon të vjedhë sa më shumë. Rasti më tipik është Edi Rama, i cili pasi është kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 mln euro për djegësat, gjithçka me firmën e tij, vrapon të vendosë harresë këtë vjedhje, me dy megaafera të mëdha, që janë 10fishi i kësaj shume; ajo e Butrinti dhe Portit të Durrësit.

Jam këtu për të denoncuar për të shumtën herë, aferën mafioze, korruptive të Ramës me portin më kryesor, shekullor e mijëvjeçar, portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim me të gjitha ligjet e vendit. Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin prej 1.5 mln metra katrorë të ndërtimit aty të Dubai-city, të Dubait-Emar-Rama, ose Rama-Emar. Dhënia pa garë është dhunim i ligjeve të vendit, por edhe atyre ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar t'i respektojë”, tha Berisha.

Sipas Berishës, me superskandalin e ‘Portit të Durrësit’, Rama u lë shqiptarëve veç 10% të fitimit ndërsa merr për vete 90%. Ndër të tjera pretendon se askush nuk njeh kompaninë që e cilëson se është “offshore”.

“Në këtë aferë Edi Rama u thotë shqiptarëve se Shqipëria fiton 300 mln, ndërkohë që vetëm trualli kushton jo më pak se 3 miliardë euro, me çmimin aktual. Pra nëse pronarët e trojeve në Shqipëri e japin truallin për zhvillim ndërtuesve, sipas zonave me një % nga 20 deri ne 50%, Edi Rama u len shqiptarëve vetëm 10% të fitimit. Kurse merr vetë me kompaninë e Emarit-Rama, 90% të vlerës. Ky është një superskandal. Tejkalon çdo lloj imagjinate”, tha Berisha.

Me tone të ashpra, Berisha i bën thirrje Ramës dhe atyre që i cilëson si aksionerë të fshehtë të "Portit të Durrësit" duke i thënë se janë kryemafiozë por nuk do ta gëzojnë pasurinë e shqiptarëve. Përveç këtyre, Berisha thotë se Porti i Durrësit është porti i një vendi anëtar i NATO-s dhe anëtar i Bashkimi Europian, është porti i një rëndësie strategjike, ndaj pretendon se nuk do të ketë ndryshim destinacioni pa një miratim të NATO-s dhe Bashkimit Europian.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/08/2022 01:15

    Nje projekt i fituar pa gare normalisht duhet te ishte kambane alarmi,por kur alarmin e ngrene Berisha me Meten,atehere pretendimet e tyre duken te dyshimta.Kush garanton se pas pretendimeve te tyre nuk fshihet marrazi qe mund te kene,qe mungesa e gares,ka pamundesuar pjese luani per oligarket e grupit te tyre?!

    Përgjigju
  • bujari: 15/08/2022 20:47

    I LUTEMI RANES,,AMAN O RAMA JEPJA ALABARIT TE GJITHE VIJEN BREGDETARE NGA TEUTA E DERI NE QERRET,,,TI PRISHI ALABARI TE GJITHA PALLATET QE NDERTUAN QENTE,,,,E TE NDERTOJE HOTELE DHE RESORTE ME 4-5 yje.....

    Përgjigju
  • qytetari digital: 15/08/2022 20:43

    qerohuni te dy nga keni ardhur,,,,mor shpellare njeri ne vicidol e tjetri ne skrapar,,,,ku merrni vesh ju nga ekonomia,,,shkoni e ruani ato 4-5 dhi qe ju kane mbetur ne fshat...

    Përgjigju
  • Miku: 15/08/2022 16:27

    Fiks megaafere si privatizimi i objekteve ushtarake nga Imami ne kohen e Berishes

    Përgjigju
  • A. N.: 15/08/2022 16:22

    Mjafton qe te shohim katrahuren qe krijoi shqiptari ne keto 20 vitet e fundit ne bregdetin e Durresit per te na dhene te kuptojme qe me mire ti falet te huajit, i cili edhe arab te jete, do jete me i mire se ne.

    Përgjigju
  • luli: 15/08/2022 15:51

    vicidoli dhe spiuni i skraparit jeni bo te neveritshem

    Përgjigju
  • Riku: 15/08/2022 15:16

    30 komente qe merren vetem me karakterin e denoncuesve... ok jane duke bere punen per te cilen paguhen asgje te keqe ketu... sa per lajmin po ore po te dy denoncuesit jane te konsumuar politikisht... por edhe si te tille po denoncojne dicka qe ka te beje me interesin publik... kush po denoncon ne kete vend pervec keture askush te gjithe ankohen askush nuk ben nje hap... as qe me behet vone qe keta jane denoncues... e vleresoj per te vetmin fakt qe ne kete vend qe nuk del me rroga mesatare te mbyllesh muajin jane te vetmit qe nuk jane aq te blere sa te mbyllin gojen per cdo gje... e bejne per te perfituar politikisht po ore gjithe diten por sma ndjen fare kur kjo eshte ne te njejten linje me interesin tim... ne fund te dites transparence per portin e vetem prej verteti qe kemi po kerkojne dhe ska asgje kunder interesit publik ketu edhe sikur ta kerkoje adolf hitler...

    Përgjigju
  • Lesio: 15/08/2022 14:35

    Jam i sigurte se po te ishit ju ne krye nuk do investonte dubai ketu sepse pervec investimit qe do beje ju do i kerkonit leke per xhepin tuaj

    Përgjigju
  • Klevi: 15/08/2022 14:34

    Jane bere bashke dy kriminele per te shpetuar shqiperine , nuk kemi nevoje per ju o hajduter

    Përgjigju
  • Lala: 15/08/2022 14:23

    Shqipwrin 1 euro...e ma men o sale apo Jo. Mo's ha m*t kot

    Përgjigju
  • Kela: 15/08/2022 14:18

    Ky berisha kur flet sikur mhan buken.I degjoj zerin e mkujtohen gjith ato tkqija qe ka ber.Se kuptoj si ka guxim qe na del para

    Përgjigju
  • Artan: 15/08/2022 14:17

    Po shko mor kriminel kush po te degjon ty.Do tvi dita e denimit dhe ty

    Përgjigju
  • Ola: 15/08/2022 14:14

    Kto jan tmerr nuk din te thon gje tjeter vetem budalliqe flasin

    Përgjigju
    • Budalle: 16/08/2022 07:06

      Degjoi mire se budalle je vete. Po shitet toka shqiptare per dy leke dhe se kupton

  • Ela: 15/08/2022 14:13

    Kto po kto vetem budalliqe din te thon

    Përgjigju
  • gazi: 15/08/2022 14:11

    kto te dy e kane treguar me kohe qe nuk duan qe ne te kemi zhvillim dhe duan te na lene ne vendnumro

    Përgjigju
  • ersi: 15/08/2022 14:10

    normale qe do beje luft ky plera se nuk e do zhvillimin e vendit

    Përgjigju
  • Anonim: 15/08/2022 14:10

    DO ISHIN LAR HALET PO TE ZHDUKESHIN KETA DY MINJ HALESH.

    Përgjigju
  • Ines: 15/08/2022 14:09

    Ju jeni njerezit me te ndyre qe ka njohur historia

    Përgjigju
  • kevi: 15/08/2022 14:08

    vetem budalliqe di tflasesh o sale

    Përgjigju
  • ina: 15/08/2022 14:08

    ky berisha ka dalldis fare me cdo gje qe thot

    Përgjigju
  • Noel: 15/08/2022 14:07

    Kur keni qene ju ndonjehere dakord per zhvillimin e Shqiperise qe te jeni sot aman

    Përgjigju
  • Leo: 15/08/2022 14:05

    Vazhdo vazhdo se vetem me ramen e merr vemendjen ti

    Përgjigju
  • Klea: 15/08/2022 14:04

    Si su lodhe duke fol per ramen mer burr

    Përgjigju
  • Ledi: 15/08/2022 14:02

    Se kuptoj si i shkojne pas disa njerez ketyre te PD-ve se kuptojne ato se sa te ndyre jane ,dhe kete port duan ta pengojn qe mos te zhvillohet Shqiperia e meritat mos ti marre Rama se vet sigurisht sbejne asgje vetem vjedhin leket e popullit

    Përgjigju
  • dario: 15/08/2022 14:02

    Ja paske derguar fjalimin edhe likes se dhe ai njejtat gjera si ty flet po ne te njejeten dite , ku i bete keto muhabete dje te gjiri i lalzit

    Përgjigju
  • Ildi: 15/08/2022 14:01

    Sigurisht qe do te duan ta pengojne kete projekt sepse nese do ishin vet ne pushtet leket e ketij projekti do ishin vjedhur nga Saliu e Meta e per popullin sdo behej asgje

    Përgjigju
  • fatjon: 15/08/2022 13:53

    Sigurisht qe shpellareve nuk ju pelqejne veprat e artit se jane mesuar ne shpella, njeri non grata tjetri fuks do ta gjejne vendin shume shpejt.

    Përgjigju
  • Olsi: 15/08/2022 13:52

    Vetem budalliqe dini te flisni sthat nje gje per se mbari dhe te duhur se sa vite jeni ne krye jeni turp me i madh i ketij vendi te dy

    Përgjigju
  • Dori: 15/08/2022 13:51

    Rama ka qen transparent ne cdo projekt te ber vetem ne kte gje nuk e akuzoni dot

    Përgjigju
  • Olta Xhaxhka: 15/08/2022 12:52

    O burra rugaç po rini një dit rehat o Salheu trap. O Ilir o këllir burgu ju pret o bura maskarenj. Nga inati po plasni üo bëni bum o bura tum tum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës