Biftek gici me patate në furrë nga zonja Vjollca

Biftek gici me patate në furrë

Përbërësit:

500 gr biftek gici

kripë dhe piper të zi

1 lugë gjelle mustardë

1 qepë e kuqe ( mesatare)

1 kg patate ( të prerë në feta si portokall)

kripë, piper rozmarinë ( 1 lugë kafe)

200 gr djath pice

200 gr krem pana

1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Biftekët të prerë I shtypim pak me çekiçi dhe I marinojmë me kripë, piper të zi. Lyejmë tavën me 1 lugë gjelle vaj dhe shtrojmë si bazë në të bifektekët e marinuar duke mbuluar të gjtihë sipërfaqen e tavës. Me ndihmën e një furçe lyejmë të gjithë sipërfaqen e sipërme të biftekëve me 1 lugë gjelle mustardë, pra një shtresë e hollë.

Presim në fije të holla qepën dhe e përhapim mbi gjithë sipërfaqen e mishit të lyer me mustardë. Patatet I qërojmë dhe I presim si feta portokalli dhe  mbulojmë komplet sipërfaqen e tavës, I përkatim ato me pak kripë dhe 1 lugë kafe rozmarinë. Mbulojmë patatet me djath të grirë në rende trashë e në fund shpërndajmë 200 ml pana. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 60 minuta.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Presidenti gjerman Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt

Gjermani/ Presidenti gjerman Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt