Bora Zeman dhe Donald Veshaj, një ndër çiftet më të komentuara të showbizz-it shqiptar, po ndërmarrin një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.
Në programin e ri ‘Late night shoë’ së bashku me të vëllanë Romeo Veshaj, Donaldi ka thyer heshtjen dhe u është përgjigjur pyetjeve të publikut, duke folur hapur për jetën e tij personale dhe planet e së ardhmes me moderatoren Bora Zemani.
Gjatë bisedës, Donaldi konfirmoi atë që fansat prisnin prej kohësh: dyshja po planifikon të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë pikërisht këtë verë! Megjithatë, duket se çifti ka një vizion paksa të ndryshëm se si duhet të organizohet dita e tyre e madhe.
“Unë dhe Bora po mendojmë për një dasmë. Vetëm se ajo do diçka të madhe, unë dua diçka festë intime, me 20-25 të ftuar. Jemi në këto ujëra dhe këtë verë duam të bëjmë dasmë”, tha ai.
Përveç dasmës, aktori nuk i ka shpëtuar as pyetjeve për zgjerimin e familjes. Ai pranoi se ardhja e një fëmije është një dëshirë e madhe e të dyve, por theksoi se preferon që gjërat të bëhen me hapa të sigurt dhe sipas radhës tradicionale.
“Unë do preferoja të bëhesha baba pas dasmës. E kemi në plan e duam shumë. Pres të martohem edhe bebi”, shtoi Donaldi.
Ndërkohë sipas mediave bëhet me dije se dasma do të mbahet në jug të vendit, buzë detit. Deri më tani, detajet kanë qenë shumë të pakta për faktin se çifti është ende duke u marrë me detajet e para.
Bora Zemani ka refuzuar të përgjigjet duke u shprehur se shtatzënia dhe martesa e saj komentohen çdo muaj. Por theksoi se, Donald Veshaj “me apo pa martesë, një nga golat e jetës sime”.
“Ka zëra që martohesh këtë verë. Ti qeshe, qenka e vërtetë”, u pyet prezantuesja. “Shtatzënia dhe martesa ime komentohen çdo muaj, çdo verë, çdo vit, si në formë thashethemi. Me apo pa martesë, një nga golat e jetës sime është patjetër Donaldi. Kjo është e sigurte”, tha Bora Zemani.
Komente




