Brazili shënon muajin më vdekjeprurës nga COVID-19, 66,570 viktima brenda marsit

 Brazili shënon muajin më vdekjeprurës nga COVID-19, 66,570 viktima brenda marsit

Rreth 66,570 persona humbën jetën në Brazil si pasojë e Covid-19 gjatë muajit Mars më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm mujor.  Shërbimi shëndetësor i vendit është zhytur në kolaps ndërkohë që rastet vijojnë të rriten.

Presidenti Jair Bolsonaro është përballur me kritika të forta për trajtimin e tij të krizës dhe kabineti I tij pati një sërë dorëheqjesh të profilit të lartë këtë javë. Por të Mërkurën ai reagoi sërish kundër masave të bllokimit të vendosura nga guvernatorët lokalë dhe kryetarët e bashkive.

"Ne kishim dhe kemi dy armiq - virusin dhe papunësinë! Është një realitet! Ne nuk do ta zgjidhim këtë problem duke qëndruar në shtëpi," tha ai.

Të mërkurën, vendi regjistroi edhe një tjetër rekord ditor të viktimave nga koronavirusi: 3,869. Shifra theu rekordin e një ditë më herët prej 3,780. Numri i përgjithshëm i viktimave në Brazil tani është mbi 321,000 me vetëm Shtetet e Bashkuara më shumë me mbi 552,000.

Ekspertët shëndetësorë në Brazil thonë se rritja e infeksioneve në javët e fundit dyshohet se është shkaktuar nga një variant lokal i koronavirusit, i njohur si P1. Ky variant shumë i transmetueshëm ka ri infektuar edhe njerëz që kanë pasur llojin origjinal. P1 është identifikuar edhe në disa vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Gjermaninë, duke rritur shqetësimet për efikasitetin e disa vaksinave.

Koronavirusi ka prekur mbi 128 milionë njerëz në të gjithë botën, mbi 2.8 milionë prej tyre kanë humbur jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)