Sigurimi i makinës do t’u kushtojë më shumë vitin që vjen të gjithë atyre drejtuesve që kanë shkaktuar një aksident gjatë këtij viti. Drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Mimoza Kaçi tha se zbatimi i ndëshkimit për shoferët problematik nis vitin e ardhshëm.
“Mund të mos jetë perfekte por është hap i madh, për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve, pasi që në 1 janar 2026 do të hyjë në zbatim dhe bonusi dhe malusi”, tha Kaçi.
Kjo skemë që zbatohet në shumë vende të Evropës vjen e tjetërsuar në Shqipëri thotë deputeti i PS-së Erion Braçe i cili thekson se shpërblimi për të rregulltit është minimal.
“Modeli italian si në bonus dhe në malus është shumë i shpejtë, për një vit pa aksidente ngjitesh një shkallë më lartë, ndërsa për një aksident bie dy më poshtë. Ku përputhet modeli jonë me Italinë, Spanjën apo Finlandën? Bonusi është nga 0.95-0.98, pra nëse unë sillem mirë nga niveli bazë 1% përsëri përfitimi do të jetë nga 0.95-0.98, kurse të gjithë ato që përmenda bonusin e kanë për stimulim për tu sjellë mirë në rrugë, ndërsa malusin e kanë ndëshkim”, tha Braçe.
Me tone të ashpra Braçe tha se AMF-ja bashkë me Konkurrencën po lejojnë një marrëveshje të jashtëligjshme në tregun e sigurimeve, në kurriz të qytetarëve.
“Barriera kryesore në atë treg vjen nga operatorët, është ajo që kemi diskutuar këtu dhe ju e hodhët topin tek Autoriteti i Konkurrencës, nesër do të vijë Konkurrenca këtu dhe do e kalojë topin tek ju, se është top i nxehtë ai. Ndaj ikin investitorët e huaj, sepse ky treg nuk ka treg të lirë por një marrëveshje të paligjshme që është pranuar nga ju, nga autoriteti i Konkurrencës dhe pastaj edhe nga qytetarët”, tha Braçe.
Ndërsa gjatë diskutimeve, Kaçi foli edhe për ligjërimin e kriptovalutave në Shqipëri, përmes një ligji të ri që po hartohet.
“Kemi punuar për draftimin e ligjit, jemi në një grup pune të përfshira AMF, BSH, Ministria e Ekonomisë. Kemi përgatitur një draft i parë, po diskutohet në grupin e punës dhe deri në fund të vitit mendohet që ne të publikojmë draftin”, tha Kaçi.
Mungesa e një ligji që rregullon këtë treg u ngrit si shqetësim edhe nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë raportimit në komisionin parlamentar pak ditë më parë ku tha se janë sekuestruar 11 milionë euro kriptomonedha gjatë vitit 2024, por Shqipëria nuk ka një portofol digjital për ti ruajtur.
Në Komisonin e Ekonomisë deputeti i PS Erion Braçe tha se tregu i sigurimeve ka mungesë konkurrence dhe se kompanitë kanë bërë një marrëveshje të jashtëligjshme duke fiksuar çmimet dhe shërbimet në kurriz të qytetarëve. Kjo sipas tij është e pranuar edhe nga vetë institucionet si AMF apo Autoriteti i Konkurrencës që bëjnë ping-pong me kompetencat e tyre.
"Nuk ndryshon asnjë gjë në këtë treg në harkun e këtyre viteve, të njëjtët operator, të njëjtat tarifa dhe të njëjtat probleme dhe barriera. Barriera kryesore në atë treg vjen nga operatorët, është ajo që kemi diskutuar këtu dhe ju e hodhët topin tek Autoriteti i Konkurrencës, nesër do të vijë Konkurrenca këtu dhe do e kalojë topin tek ju, se është top i nxehtë ai. Ndaj ikin investitorët e huaj, sepse ky treg nuk ka treg të lirë por një marrëveshje të paligjshme që është pranuar nga ju, nga autoriteti i Konkurrencës dhe pastaj edhe nga qytetarët",- tha Braçe.
Po ashtu Braçe kritikoi skemën e re të bonus-malus për sigurimin e makinave, duke thënë se favorizon kompanitë dhe jo qytetarët.
"Aplikimi i sistemit bonus-malus prisja të prishte këtë marrëveshje të paligjshme. 3 vite e shënuar në ligj, 3 vite nuk u bë, se ju la në dorë kompanive zbatimi i bonus malus. Nuk e bëtë as ju, në një marrëveshje shumë të qartë me njëri tjetrin, ndërsa qytetarët vazhdojnë e paguajnë shtrenjtë. Akti që nuk keni nxjerrë nuk është model evropian, modeli italian është me 18 klasa jo me 3. Modeli italian si në bonus dhe në malus është shumë i shpejtë, për një vit pa aksidente ngjitesh një shkallë më lartë, ndërsa për një aksident bie dy më poshtë. Ku përputhet modeli jonë me Italinë, Spanjën apo Finlandën?
Bonusi është nga 0.95-0.98, pra nëse unë sillem mirë nga niveli bazë 1% përsëri përfitimi do të jetë nga 0.95-0.98, kurse të gjithë ato që përmenda bonusin e kanë për stimulim për tu sjellë mirë në rrugë, ndërsa malusin e kanë ndëshkim.
Si mund të ndahet Shqipëria në Berat, Dibër dhe Kukës e gjithë pjesa tjetër pastaj. Unë jam nga Tirana s’kam bërë asnjë dëm, pse duhet të penalizohem unë me këtë? E ku është bonusi këtu, apo të shkoj të bëj pasaportizimin në Berat, Dibër dhe Kukës që të përfitoj? Nuk është normale, dhe është në interes të kompanive.
Unë bonusin e marr se jam deputet jo se sillem unë paguaj 180 mijë lekë, dhe ai gangsteri që ka makinën e bukur merr bonus paguan po 180 mijë lekë. Ja këtu është katandisur tregu",- tha Braçe.
Foto: Mimoza Kaçi
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ndryshojë përsëri siguracioni i makinës. Të gjithë ata drejtues mjetesh që kanë shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajnë më shumë sigurim vitin tjetër.
Rregullorja e re për sigurimin e mjeteve hyri në fuqi në janar të këtij viti, duke marrë në konsideratë 7 faktorë risku që shtrenjtojnë siguracionin si fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit dhe vjetërsia e makinës.
Kurse historiku me aksidentet nis të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm, pasi aksidentet apo dëmet e shkaktuara përpara vitit 2025 zerohen.
“Cilit modeli Evropian i jeni referuar për të miratuar rregulloren e faktorëve të riskut për sigurimin e mjeteve, bonus-malus? Apo është një rregullore shqiptare që ka probleme dhe arritje? Pse ne kemi vetëm 3 klasa, dhe kemi koeficiente në disa raste shumë të ulët, dhe në disa të tjera në anormalitet?”, pyeti Braçe.
“Nuk ekziston një model që i përshtatet çdo vendi. Këto janë faktorë minimal që mund të konsiderohen por mund të zgjerohen më tej për çdo shoqëri. Mund të mos jetë perfekte por është hap i madh, për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve, pasi që në 1 janar 2026 do të hyjë në zbatim dhe bonusi dhe malusi. Nëse incidenca e dëmeve në nivel vendi është 3.8 do të thotë që 3.8% e drejtuesve do të penalizohen, ndërsa të tjerët do të marrin bonus, që do të luhatet”, u përgjigj drejtuesja e AMF-së Mimoza Kaçi.
Drejtuesit e rregullt, marrin bonus vitin tjetër ose sigurim më të ulët, kurse drejtuesit ‘problematik’ do të marrin ‘malus’ ose sigurim më të lartë.
Komente










Keshtu eshte dhe tek ne,ben aksident,te rrisin inshurencen,por vetem per nje vit nese gjate kesaj kohe nuk ben tjeter,kurse gjobat qe shoqerojne shkeljet e aksidentet rriten gradualisht ne varesi te llojit e numrit,me te rendat jane jo vetem me te shtrenjta se sa nje shtepi,por sipas llojit te aksidentit shoqerohen me burg e heqje perjete te patentes.Shqiperia po permiresohet ne lidhje me keto rregulla,por akoma ka per te bere.
Përgjigju