Brinjë viçi me qepujka në furrë ( me tavë dheu) nga zonja Vjollca

Brinjë viçi me qepujka në furrë ( me tavë dheu)

500 gr brinjë viçi

2 qepë mesatare

1 kg qepujka të thata

2 kokë hudhra

2 gjethe dafinë

1 gotë verë

1 filxhan çaji pure domate

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

2 lugë uthull

Përgatitja:

Pastrojmë qepët dhe i shpëlajmë ato. Vendosim vajin në tenxhere të ngrohtë dhe skuqim mishin deri sa të marrë pak ngjyrë. Shtojmë 2 qepujka mesatare të grira në kubikë të vegjël, i kaurdisim së bashku me mishin deri sa qepujka të fillojë të tretet pak. Paralel në një tigan tjetër kemi vendosur pak vaj dhe kaurdisim qepujkat deri sa ato të zverdhen pak.  Në një tigan tjetër kaurdisim qepujkat më pas I  shtojmë në tavë dheu, qepujkat vendosim copët e brinjëve sipër qepujkave, 2 kokë hudhër të pastruara, dhe të prera në majë. Shtojmë verën, gjethet e dafinës, salcën e holluar me pak ujë I trazojmë, pak kripë, piper të zi, vendosim një filxhan çaji ujë e mbulojmë tavën e dheut dhe e vendosim në furrë ne temperaturë 200 gradë Celsius fillimisht për një orë, më pas e ulim temperaturën 180 gradë Celsius dhe e lëmë në furrë të mbuluar derisa mishi të shkëputet nga kocka përnjëherësh, më pas e lëmë dhe një orë tjetër, në fund shtojmë 2 lugë uthull dhe e shërbejmë të ngrohtë.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025