Bullgur me mish viçi dhe speca nga zonja Vjollca

Bullgur me mish viçi dhe speca

Përbërësit:

1 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri 

300 gr fileto viçi ( në kubikë të vegjël)

1 qepë

2 thelpi hudhër 

2 speca jeshil 

1 lugë gjelle salcë

2 filxhan çaji bullgur

1 lugë çaji trumzë

1 lugë çaji nenexhik

kripë dhe piper të zi

4 filxhan çaji ujë ose lëng mishi 

1 domate në kubikë të vegjël

Përgatitja:

Shkrijmë gjalpin dhe vajin dhe kaurdisim mishin e prerë në minikubikë derisa të marr pak ngjyrë. Shtojmë qepën të prerë imët dhe I kaurdisim sëbashku derisa qepa të zbutet, hudhrat e prera imët, specat në kubikë dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar 1 lugë gjelle salcë. Shtojmë bullgurin dhe e skuqim pak me përbërësit e tjerë dhe para se të shtojmë ujin, shtojmë erëzat e tjera, I trazojmë duke shtuar ujin e nxehtë ose lëng mishi, e trazojmë bullgurin, I vendosim kapakun dhe I lëmë të ziejë për 15 minuta në temepraturë mesatare. Pas 5 minutash shtojmë e më pas e  largojmë. I vendosim tenxheres një picetë e më pas kapakun, e lëmë kështu dhe 15 minuta sat ë qetësohet e më pas e shërbejmë të ngrohtë.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen