Burberry djeg produktet me vlerë miliona dollarë, zemërohen ambientalistët

Burberry djeg produktet me vlerë miliona dollarë, zemërohen ambientalistët

Foto ilustruese

Gjigandi britanik i modës, Burberry, mësohet se shkatërron rrobat e pashitura, aksesorët dhe parfumët që arrijnë vlerën e 28.6 milionë dollarëve në vit vetëm për të mbrojtur markën.

Arsyeja se përse ndodh ky fenomen është sepse firmat prestigjioze të modës duke përfshirë Burberry, i shkatërrojnë prodhimet e mbetura stok për të parandaluar vjedhjen apo shitjen e tyre me çmim të ulët. Por ambientalistët janë të zemëruar për shkatërrimin e produkteve të markës pasi sipas tyre këto veprime të ndërmarra nga industritë e modës ndikojnë në mjedis.

Përpos çmimeve të tyre të larta, Burberry nuk tregon respekt për produktet, punën e vështirë dhe burimet natyrore që përdoren për t'i bërë ato. Në vend që t’i djegin ata mundet shumë mirë t’i riciklojnë pasi industria që ndikon më shumë në ndotjen globale është ajo e modës. 

Lu Yen Roloff, aktivist i Greenpeace

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull