Bylykbashi: Koalicionet nuk kanë qenë kurrë problemi i zgjedhjeve, nëse ndryshimet e njëanshme kalojnë nesër, vritet 5 qershori

Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se nëse PS kalon nesër ndryshimet e njëanshme kushtetuese vitet 14 janar dhe 5 qershori. Ai tha se për 5 orë PS nuk paraqiti asnjë argument pse duhet të kalonte këto ndryshime dhe të heq koalicionet në një kohë që ato nuk kanë qenë kurrë problemi në zgjedhje.

"Nëpërmjet një amendamenti kushtetues jemi ndeshur për të gjithë këto orë me refuzimin konstant të PS, Propozimi ynë garanton atë që duan njerëzit hapjen e listave, ajo që kërkon mazhoranca është tjetër. Kemi kërkuar motivet e refuzimit dhe PS nuk jep arsye pse, nuk ndalet nga ndryshimi i njëanshëm i ndryshimit të kushtetutës, që nuk ka për qëllim hapjen e  listave por rregullat e lojës. Me veprimin e njëanshëm që janë gati të ndërmarrin nesër me votimin në Kuvend që PS ka propozuar dhe i ka gati për miratim, do të vritet marrëveshja politike e 14 janarit dhe 5 qershorit duke minuar një proces kaq të gjatë politik. Propozimi jonë ka qenë shumë i qartë, që do të conte në kompromis, që listat të ishin 100% të hapura dhe më pas ndryshimet të bëheshin në Kodin Zgjedhor. Koalicionet nuk kanë qenë për asnjë sekond problemi i zgjedhjeve në Shqipëri, nuk ka asnjë rekomandim i OSBE që thotë hiqni koalicionet dhe nuk ka qenë në asnjë moment pjesë  e propozimeve tona.  Propozimi ynë qëndron ende në tryezë, nëse PS reflekton hapësira është të gjendjet konsensus  që të ofrohen hapje 100 % e listave", tha Bylykbashi.


Lajmi kryesor:

Asnjë dakordësi në Këshillin Politik! Gjiknuri: PD nuk ka asnjë model për koalicionet, synon të sabotojë procesin! Bylykbashi: Nesër vritet '5 qershori'


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja