Casillas lë spitalin, përgjigja e tij për të ardhmen sportive na dëshpëron

Casillas lë spitalin, përgjigja e tij për të ardhmen sportive na dëshpëron

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas ka lënë spitalin pasditen e sotme në gjendje të mirë shëndetësore. 37-vjeçari, fitues i Kupës së Botës, ka dalë përpara gazetarëve ku është shprehur se është mirë, e ndërsa ka falenderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në një moment kaq të vështirë.

"Më e rëndësishme është që jam këtu. Pak ditë më parë kam kaluar një situatë të vështirë, diçka që mund të ndodhë në çdo moment të jetës, por për fat jam mirë. Jam mirënjohës dhe ndjej se jam me shumë fat. Ju falenderoj të gjithëve, sepse jam ndjerë shumë i vlerësuar. Vetëm nga kjo mbështetje e madhe ia kam dalë mbanë në këtë situatë të vështirë", tha Casillas.

Spanjolli vlerësoi veprimet e shpejta të ekipit mjekësor të Porto-s, sipas së cilit ndihmuan që infarkti të mos ishte aq serioz. Ndonëse është mirë fizikisht, spanjolli nuk arriti që të shuante dyshimet mbi të ardhmen e tij.

"Nuk e di se si do të jetë e ardhmja, por gjëja më e rëndësishme është që jam këtu, jam në gjendje të flas dhe të transmetoj tek të gjithë se si jam dhe si ndihem", tha ai.

Casillas bëri 725 paraqitje për Realin gjatë një karriere 16-vjeçare në "Santiago Bernabeu", duke dhënë kontributin e tij në fitoren e tre Champions League dhe pesë tituj të La Ligës.

Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Spanjës, ku fitoi dy kampionate evropiane të njëpasnjëshme, në 2008 dhe 2012 dhe Kampionatin Botëror në 2010. Pasi u bashkua me Porto-n në vitin 2015, Casillas fitoi ligën Portugeze, e ndërsa mban rekordin si lojtari me më shumë paraqitje në Champions League, me plot 117 të tilla.

Iker Casillas pësoi një atak kardiak në zemër gjatë seancës stërvitore më një maj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD