çervish me pulë
Përbërësit:
1 zog ose pulë e vogël
70 gr gjalp ( 3 lugë gjelle)
2 1/2 lugë gjelle miell gruri
2 1/2 lugë gjelle miell misri
4 thelpinj hudhër
1/2 lugë gjelle piper të kuq
1 litër lëng pule
kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të valuar vendosim copat e pulës të pastruara , kripë e lëmë pulën të ziejë deri sa mund të shpojmë lehtë me pirun.
Shkrijmë gjalpin shtojmë miellin, kaurdisim deri sat ë marrë ngjyrë. Shtojmë hudhrat e shtypura, piper e kuq, I përziejmë dhe e shuajmë me 1 litër lëng pule e përziejmë dhe e shuajmë me 1 litër lëng pule, e përziejmë mirë dhe e lëmë të marrë valë. Shtojmë copat e pulës I lëmë 5 minuta të vlojnë sëbashku me çervishin dhe e shërbejmë të spërkatur me piper të zi.
Komento