Cilin Zot ke regjisor, Elvis Naçi?!

Cilin Zot ke regjisor, Elvis Naçi?!

Elvis Naçi

Elvis Naçi, kam guxuar të shprehem kundër jush, ditën kur u ulët pranë Kryemnistrit Rama, në projektin famëmadh për të rindërtuar banesat e dëmtuara nga tërmeti, që goditi vendin në 26 nëntor.

Paraprakisht më duhet të pohoj faktin, se nuk kam kultivuar ndonjë simpati të veçantë kundrejt jush, para kësaj ngjarjeje. Me jeni dukur gjithmonë shumë i zhurmshëm dhe nuk e kam ndjekur kurrë, as aktivitetin tuaj dhe as emisionin tuaj.

Këto ditë karantine nuk shërbejnë veçse si ditë izolimi, por edhe si ditë thellimi, duke qenë se jemi ne, zot të kohës sonë dhe mund ta vëmë në funksion të thellimit të mendimit, për njerëz apo situata të caktuara.

Ditën kur u ulët pranë Kryeministrit Rama, unë ju pashë si patericë fort të rehatshme të këtij të fundit. Pata përshtypjen se përdorët pasaportën e besimit fetar që përfaqësoni, për të pastruar figurën e Kryeministrit në detyrë.

Për më tepër, kundërshtia ime qëndronte te fakti ,se njerëzit që kishin dhënë donacione në fondacionin tuaj, ju kishin besuar juve dhe jo Kryeministrit. Nëse do t’i kishin besuar Kryeministrit, donacionet do t’ia jepnin atij, në numrin e llogarisë, që ai hapi.

Pra, ju nuk respektuat as vullnetin dhe as donacionet e njerëzve.

Megjithatë, le ta marrim të mirëqënë faktin, se njerëzit ju besojnë verbërisht dhe kanë bindjen se në çdo marrëveshje bashkëpunimi që ju lidhni, donacionet e tyre nuk do shpërdorohen dhe do të shkojnë në vendin e duhur.

Sikundër e thashë më lart, ditët e karantinës na ndihmojnë të thellohemi. Hyra në faqen tuaj ne Feisbuk dhe atje u përballa me një emision, që shfaqej tek “Neës 24”. Emisioni titullohej “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Për herë të parë, vendosa ta ndiqja atë emision që përflitet aq shumë në këtë vend.

Të them të drejtën, nëse nuk do të ishte emri juaj, do të mund ta ngatërroja videon në fjalë, me një nga videot që shfaqen shpesh në profilin e Kryeministrit apo të Kryebashkiakut.

Nuk e di pse për një rastësi të mbrapshtë, regjia e videove është e njëjtë.

Videon e pashë me ndërprerje, pasi stomaku im i brishtë, nuk e tret lehtë, atë që bota perëndimore dhe e qytetëruar e quan “porno me varfërinë”.

Video trajtonte një familje në vështirësi ekonomike me shumë fëmijë.

Në paradhomën e videos, intervistoheshin të gjithë fqinjët e kësaj familjeje, ku shprehnin me zë dhe me figurë, ndihmën që i jepnin kësaj familjeje.

Disa fqinj ishin vënë në radhë para kameras dhe citonin në kor fjalitë:

-Unë u jap bukë- thoshte njëri; unë u jap kos vazhdonte tjetri e kështu me radhë.

Fillimisht është e dënueshme për ata fqinj, që kanë vendosur të bëjnë pohime të tilla përpara një kamere.

Së dyti, është e dënueshme për ju, që i keni xhiruar dhe i keni shfaqur me një gjaktfohtësi të frikshme.

Pjesa e dytë e videos, do të na prezantonte me fëmijë të përlotur të cilët tregonin, se si ishte dita e tyre.

Sikur mos të mjaftonte rrëfimi tragjik i fëmijës, ky i fundit me urdhër të regjisorit, duhet të shfaqte para kamerave aktin tragjik të mbledhjes së kanoçeve.

Dhe në video shohim, një fëmijë me një thes në krah, mes plehrave që mbledh kanoçe, pa asnjë masë mbrojtëse. Dhe nga ana tjetër kemi një kameraman që e xhiron të gjithë këtë.

Porno me varfërinë, nuk mbaron me kaq. Në video na shfaqet nëna, e cila para kamerave duhet të pohojë gjithë kalvarin tragjik të vuajtjeve që ka përjetuar dhe në pikën kulmore, duhet të pohojë që shpeshherë, fëmijëve në mëngjes u ka dhënë veç ujë dhe sheqer.

Edhe nëna duhet ta luajë para kamerave rrëfimin e saj. Në video shihet një shishe e vogël uji, ku futen dy lugë sheqer dhe i jepen një fëmije të bukur si drita, për ta pirë.

Dhe akti i fundit erdhi!

Kemi bamirësin Elvis Naçi që bashkë me kamerat zbret vetë në shesh të xhirimit.

Regjisori e ka quajtur të udhës, që aktin e fundit ta ndërtojë si vijon:

Bamirësi takohet me djalin teksa ky i fundit mbledh kanoçe, përsëri pa masa mbrojtëse. Bamirësi e puth në ballë djalin duke e quajtur “shpirt” dhe që të dy kthehen në shtëpinë e varfër.

Aty, u kërkohet edhe një herë të varfërve të pohojnë varfërinë e tyre para bamirësit dhe para kamerave në kor dhe më pas bamirësi dhe gruaja e tij, (që mban krejt “rastësisht” në krah një prej fëmijëve të varfër të familjes) hapin derën e shtëpisë së rindërtuar.

Elvis Naçi, besoj se paraprakisht biem në një mendje, që çdo njeri ka një Zot dhe rrjedhimisht regjia e veprimeve që kryen, është sipas Zotit që ka në mendje.

Dikush mund të ket zot paranë, dikush mund të ketë zot pushtetin, dikush mund të ketë zot mashtrimin.

Dikush mund të ketë Zot, virtytin dhe dashurinë.

Ju Elvis Naçi, ç’zot keni?!

Cilin Zot ke regjisor Elvis Naçi?!

Dhe për ta përmbyllur mendimin tim, Elvis Naçi, po ju rrëfej një histori të vërtetë, që ma dërguan para pak ditësh në messenger, teksa diskutohej çështja e “pornos me varfërinë’.

Ma dërgoi një grua e cila e kishte histori të jetuar në vetë të parë.

-Dikur, mamaja ime punonte për një zonjë. Kur ajo vdiq, kishte kaq shumë njerëz në varrim.

Atje kam dëgjuar, kaq e kaq shumë histori për bamirësitë e saj, të cilat ajo kurrë nuk ia kishte pëmendur mamasë sime, pavarësisht se jetuan bashkë për plot 9 vjet.

Atje njoha edhe një zonjë, e cila kishte mbetur jetime kur kishte qenë 7 vjeçe dhe Zonja që vdiq, i kishte hapur një llogari.

Kur kishte mbushur 18 vjeç, e kishin marrë nga banka dhe i kishin dhënë librezën bashkë me shënimin “Nuk ka nevojë të dish se kush jam. Këto lekë janë për ty, që të mos kesh frikë t’i thuash “Jo!” asnjë burri që nuk të bën të lumtur!.

Dhe zonja e kishte akoma atë shënim në xhep, pas 60 vjetësh.

Post Scriptum- Bamirësia dhe dashuria është e heshtur Elvis Naçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agim: 03/05/2020 00:04

    Ti paske nevoj per vemendje o shoqe

    Përgjigju
  • meri: 10/04/2020 15:03

    Jam shume dakorte 1000% ju,kush ka vendosur te bej BAMIRESI e ben ate pa e perzjer me FENE,e ben duke ruajtur PRIVATESIN e personit sidomos te FEMIJEVE,vidio te tilla jan nji dokument i perjeteshem,dhe kur keta femije te rriten ,dhe t'i rishikojne keto vidio dramatike ,mund te pesojne edhe DEPRESION,edhe KARITASI ndihmon shume...persono por,une nuk kam pare te publikoje vidio e skena te tilla....Mua nuk me pelqen LLUKSI i familjes se ketij personi,te gjitha keto shpenzine,nga kush FINANCOHEN ???...

    Përgjigju
  • Andi: 10/04/2020 14:53

    Bravo,kete them dhe une sahere bje fjala per Elvis Naçin,eshte thjesht si Lali Eri qe dhe nese mbjellet nje lule apo nje peme ne TR,na del Breaking news ne te gjitha mediat dhe ku per cudi kamerat e filmojne me portret e me kujdes te madh.Kta per mua skan asnje pik karakteri,jan thjesht mashtrues,ME TE VARFRIN NUK LUHET ndihmoje ose kris b*then me gjith show qe ben ne kurrizin e tyre !

    Përgjigju
    • Elio: 11/05/2020 00:09

      Nuk bejn shou saper info nuk esht elvisi kryemunister nuk mund te bej gjithcka vet ai ben ca ka ne dor o njeti i pa informar

  • trek..: 10/04/2020 13:38

    zonje e ar..besoj se dhe vete e kupton se je e dyzuar ne ate qe thua...sipas jush gazetaret qe rqportojne nga frontet e luftes afrike app kudo ne bote nuk duht te na sjellin pamje dramatike sepse i sherbjne zotit te parase app i sherbejne ne nje fare menyre ndonje pale..jetojm ne nje kohe ku miresia dhe ndihma eshte ne zhdukje...jetojme ne nje kohe qe duhet ta shohim me qindra here me sy realitetin e hidhur pavarsisht se e degjojme perdita e te vendosim te bejme apo jo dicka per te ndihmuar...dhe e vetmja menyre per te sensibilizuar nje pjese te madhe te popullsise eshte ta tregojme realitetin e hidhur sic eshte..nese sbeni dot dicka si elvis naci te pakten merrni mundimin mos te perflisni te tjeret..

    Përgjigju
    • Soll Lili: 10/04/2020 15:22

      Mashtrues ordiner.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar