Avokati Cristobal Martell ka marrë nga kjo e martë mbrojtjen e Dani Alves në rastin e përdhunimit të dyshuar të një vajze 23-vjeçare më 30 dhjetor 2022 në klubin e natës Sutton në Barcelonë. Martell do të ndajë mbrojtjen e futbollistit brazilian me Miraida Puente, e cila deri më tani ishte avokate e vetme e Alves.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës prej së premtes së shkuar është pas hekurave, teksa policia në Katalonjë e arrestoi me akuzën për përdhunimin e vajzës 23-vjeçare. Duket se gjërat janë bërë serioze për mbrojtësin, që në fillim nuk i pranoi akuzat por më pas ndryshoi tre herë dëshminë.
Tanimë Alves do ketë avokat mbrojtës edhe Cristobal Martell, i njohur në Bracelonë si përfaqësuesi i Lionel Messit apo Carles Puyol dhe vetë klubit të Barçës në rastin e pagave të Neymar.
Pas tre ditësh në burgun Brians 1, Alves u lëviz dhe u transferua në një burg me siguri më të lartë (Brians 2) dhe banjo në qeli, kjo për të shmangur sulmet e mundshme kundër tij.

Cristobal Martell
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.4%
-
JO
48%
-
NUK E DI
11.5%
Vota total: 485
Lajme të tjera
-
Zyrtare: UEFA fillon hetimet kundër Barcelonës, rrezikohet përjashtimi nga Champions League
23 Mars, 14:27
-
Thellohet skandali në Spanjë, arbitrat përdorën paratë e Barcelonës për pushime luksi dhe dhurata
22 Mars, 11:16
-
Vizita që do t'i kushtojë shtrenjtë, Aubameyang drejt largimit nga Chelsea pasi festoi fitoren e Barcelonës në 'El classico'
22 Mars, 07:43
-
VIDEO/ Përmbysje e çmendur në shtesë, Barcelona fiton 'El Clasicon' me Real Madridin! Katalanasit shkojnë +12 pikë
19 Mars, 23:04
-
E diela magjike e futbollit, jo vetëm derbi italian! Në Spanjë 'El Clasico' Barça-Real vendos shumë për titullin
19 Mars, 11:52
-
Të dielën luhet 'el classico', Barcelona publikon listën e futbollistëve të ftuar, mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm
18 Mars, 14:03
-
I burgosur prej dy muajsh, Dani Alves hyn në grevë urie pas ndarjes nga gruaja e tij
17 Mars, 18:19
-
Lajm i keq për Barcelonën para 'El classico'-s, 'diamanti' i skuadrës dëmtohet në stërvitje
17 Mars, 15:55
-
Barcelona nën akuzë, Pique tregon sesi korruptohen arbitrat: Telefonoje dhe zarfin jepja në një vend sekret
14 Mars, 20:41
-
VIDEO/ Një gol në transfertë, Barcelona kalon baskët dhe shkon +9 nga Real Madridi
13 Mars, 10:04
-
Sonte Juve-Sampdoria, Allegri: Nëse fitojmë jemi të dytët! Barça sfidohet në mbrëmje nga Atletic Bilbao
12 Mars, 16:06
-
Akuzat që 'fundosin' Barcelonën për korruptimin e arbitrave, Real Madrid mbledh urgjentisht bordin e drejtuesve
12 Mars, 14:29