Deklarimi i shpenzimeve për zgjedhjet e 30 qershorit, 16 parti shkelin ligjin

Deklarimi i shpenzimeve për zgjedhjet e 30 qershorit, 16 parti shkelin ligjin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë me dije se cilat parti politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kanë shkelur ligjin lidhur me dorëzimin e raporteve financiare.

Përmes një deklarate për mediat, KQZ thotë se në zgjedhje e 30 qershorit, morën pjesë 36 parti, ku 20 prej tyre kanë dorëzuar raportin financiar, që tregon shpenzimet e këtyre partive për zgjedhjet vendore.

Afati i fundit për deklarimet e shpenzimeve të partive politike sipas KQZ, ka qenë data 26 shtator, por 16 parti e kanë shkelur ligjin.  

“Brenda muajit nëntor, KQZ do të publikojë në faqen zyrtare të internetit edhe raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore të ekspertëve financiarë dhe raportet e auditimit. Kjo do të bëjë të mundur që publikut, medias dhe të të gjithë të interesuarve t’u ofrohet transparencë dhe mundësia e njohjes me 3 llojet e raporteve.”, thuhet në deklaratën e KQZ.

Deklarata e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se referuar nenit 24/3 të ligjit 8580, datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike” i ndryshuar, afati i fundit për depozitimin e raporteve financiare të partive politike për fushatën zgjedhore, ishte data 26 shtator.

Në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore morën pjesë 36 parti politike nga të cilat 20 prej tyre i kanë dorëzur raportet për financat e fushatës zgjedhore.  

Konkretisht:

Nga 20 raportet e dorëzuara;

14 u dorëzuan brenda afatit

6 u dorëzuan jashtë afatit

Nga 20 raportet e dorëzuara në KQZ;

16 janë sipas formateve të standartizuara

4 janë pa format

Nga 20 raportet e dorëzuara, 13 prej tyre u kthyen për plotësim për shkak se;

Nuk ishin të gjitha fletët e raportit, si edhe duhen firmosur dhe vulosur të gjitha fletët.

Mungonte formati kandidatit për kryetar bashkie

Plotësimit të raportit me shkrim dore, (duhet bërë në version elektronik).

Nuk e kanë dorëzuar raportin financiar16 parti politike, konkretisht nuk e kanë zbatuar ligjin:

Partia Demokracia Sociale

Partia G99

Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet

Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar

Partia e Reformave Demokratike Shqiptare

Partia e të Drejtave të Mohuara

Partia Unitetit Kombëtar

Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve

Partia Socialpunëtore Shqiptare

Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë

Partia Aleanca Kuq e Zi

Partia Kombëtare Konservatore Albania

Partia Emigracionit Shqiptar

Partia Personat me Aftësi të Kufizuar

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian

Aktualisht, KQZ është në pritje të përfundimit të dorëzimit të raporteve të monitorimit financiar të fushatës dhe raporteve të auditimit financiar, të cilat do të krahasohen me fondet e përfituara dhe të shpenzuara, të deklaruara nga vetë partitë politike.

Brenda muajit nëntor, KQZ do të publikojë në faqen zyrtare të internetit edhe raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore të ekspertëve financiarë dhe raportet e auditimit. Kjo do të bëjë të mundur që publikut, medias dhe të të gjithë të interesuarve t’u ofrohet transparencë dhe mundësia e njohjes me 3 llojet e raporteve.

Sa më sipër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije së çdo subjekt i interesuar, nësë ka pretendime në lidhje me: të ardhurat e përfituara apo që ka në gjendje partia politike për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve, deri në ditën e zgjedhjeve, të padeklaruara;

të gjitha shpenzimet e kryera për periudhën duke përfshirë burimin dhe datën e përfitimit, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve, deri në ditën e zgjedhjeve, të padeklaruara;

depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera gjatë periudhës së monitorimit, te padekluara; duhet ti paraqesë ato në KQZ, së bashku me provat dhe faktet që mbështesin pretendimet e paraqitura. (Për t’iu ardhur në ndihmë subjekteve të cilat duan të ankimojnë, KQZ ka miratuar formatin e kërkesës, i cili mund të gjendet lehtësisht në faqen e internetit).

KQZ, nëpërmjet eksperteve financiar të ngarkuar për monitorimin/auditimin financiar do të bëj verifikimet lidhur me pretendimet që mund të depozitohen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të garantojë të drejtën e çdo individi që paraqet pretendime në lidhje me financimin e fushatës zgjedhore, për t’u dëgjuar për çdo informacion apo të dhënë që disponon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë