Demokratët i kërkojnë dorëheqjen, Basha u përgjigjet për herë të parë përmes Report Tv: Beteja do të vazhdojë deri në fitore

TIRANË- Që prej nisjes së “luftës brenda PD-së”, Lulzim Basha iu është përgjigjur për herë të parë, shkurt dhe qartë të gjithë kritikëve dhe kërkesës së tyre për dorëheqje. “Beteja do të vazhdojë deri në fitore”, tha Basha për gazetaren Danjela Maloku, duke lënë të nënkuptuar se nuk ka plan të largohet nga drejtimi i PD-së.

Duket se përveç  “betejës” së nisur kundër qeverisë edhe pse pas 8 viteve në opozitë, Basha ka tashmë një tjetër betejë edhe brenda PD-së, ku të shumtë janë zërat që kanë kërkuar largimin e tij dhe i kërkojnë që të marrë përgjegjësi për humbjen në këto zgjedhje.

Situata brenda PD-së nuk është shumë e qetë që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, që pasohet nga disa humbje të tjera të kësaj force politike nën drejtimin e Lulzim Bashës. Para selisë blu janë zhvilluar protesta nga demokratë të zhgënjyer të cilët kërkojnë jo vetëm largimin e tij, por dhe hapjen e partisë dhe debatit politik brenda saj.

Me herët, Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha përmes një deklarate janë shprehur se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës.  Ndër të parët të cilët kanë kërkuar shkarkimin e Bashës ka qenë anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli, më pas ish-presidenti Bujar Nishani, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri dhe shumë të tjerë.

Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit ka arritur të sigurojë 59 mandate nga 46 që kishte në 2017. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:01
Kulluri ironi me Bashën: E tha prapë, “lufta sapo ka filluar”! Ky është fenomenal, s’më zhgënjen kurrë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri në një postim në rrjetet sociale, teksa ka ndarë përgjigjen e Lulzim Bashës për Report Tv, ku ju përgjigjet zërave që kërkojnë largimin e tij, thotë se ky nuk e ka zhgënjyer asnjëherë.

“E tha prape, “lufta sapo ka filluar”! Ky eshte fenomenal… Nuk zhgenjen kurre”, shkruan Kulluri.

 

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    SPAK kërkon gjykimin e Fatmir Mediut, a besoni se do të bëhet drejtësi për "Gërdecin"?

Komento

Komente

  • lomi: 03/05/2021 21:52

    Ik more plehre, do te beke 'lufte' ti. Ti shume, shume, mund te arrish qe ti fshish qurret Edi Rames, por edhe per ate s'je i zoti ti tyryfyl...

    Përgjigju
  • ymeri: 03/05/2021 18:35

    PO tallin ko...et gazetaret me ty o basha,,ik o zog gomari,,ik mor hajvan,,,,ti nuk je as per llustraxhi para ndertese te PS......

    Përgjigju
  • Gazmend: 03/05/2021 17:27

    Gjëja e parë, ne duhet ta gjejmë Bashën një punë të mirë. Ai ka provuar në 20 vjet që nuk është njeri i politikës. ai mund të punojë si "peshkatar" për të dalë në breg me shporta bosh çdo herë!

    Përgjigju
  • Populli: 03/05/2021 16:01

    Ke kohe deri ne 2030, edhe Zaho mbledh me shum vota se ty o qyqar!

    Përgjigju
  • Tani: 03/05/2021 14:44

    Rama do rrije ne pushtet aq kohe sa Luli do rrije ne krye te PD-se.

    Përgjigju
  • Klodi M: 03/05/2021 14:12

    "Tani fillon lufta" hahahahahahahhaha

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

5 bimë që do të bëjnë çdo dhomë në shtëpinë tuaj të ketë aromë të këndshme