ILD ende jo në 'këmbë'! Mbetet pezull denoncimi i Gjonajt për gjyqtaren që liroi Endrit Doklen

ILD ende jo në 'këmbë'! Mbetet pezull denoncimi i Gjonajt për gjyqtaren që liroi Endrit Doklen

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i ka kaluar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ankesën e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj  për sa i përket gjyqtares Enkeleda Hoxha që vendosi për lirimin e Edndrit Dokles. Sipas KLGJ është Inspektori i Lartë të Drejtësisë, organi kushtetues i cili fillon procesin e kryerjes së verifikimit të shkeljeve disiplinore dhe të procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve.

Katër ditë më parë Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat ka dënuar lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm Endrit Dokle e cilësoi vendimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha për lirimin e Dokles nga qelia, një këmbanë alarmi për drejtësinë. Ministrja deklaroi se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, edhe ka kërkuar prokurorisë ndjekje penale për të. 

Gjonaj tha se rasti i Hoxhës i ishte dërguar për verifikim Këshillit të Lartë të Drejtësisë dy vite më parë, pasi e njëjta gjyqtare firmosi askokohe lirimin nga qelia të Genc Tafilit, duke ndeshur heshtje dhe papërgjegjshmëri nga ana e këtij institucioni. Por sipas KLP kompetencat për këtë denoncim të ministres Gjonaj, janë të ILD.

Si rrjedhojë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i ka kaluar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të gjitha kërkesat apo ankesat e ardhura në adresë të këtij institucioni për gjyqtarët.

Ndërkohë një ditë më parë teksa u mbajt sesioni i ri Parlamentar Artur Metani u miratua me 98 vota pro në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë edhe pse ky institucion ende nuk është ngritur. 

"Duke marrë shkas nga disa zhvillime të kohëve të fundit dhe në vijim të kërkesave të përsëritura nga individë dhe institucione shtetërore në adresë të tij, Këshilli i Lartë Gjyqësor sqaron opinionin publik në lidhje me procedimin disiplinor të gjyqtarëve. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e përcakton Këshillin e Lartë Gjyqësor si organin përgjegjës për sigurimin e pavarësisë, përgjegjshmërisë dhe mbarëvajtjes së pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve, si dhe për marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve të të gjitha niveleve. Në lidhje me këtë të fundit, neni 147/d i Kushtetutës parashikon se Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve. Pra, nuk është Këshilli i Lartë Gjyqësor, por Inspektori i Lartë të Drejtësisë, organi kushtetues i cili fillon procesin e kryerjes së verifikimit të shkeljeve disiplinore dhe të procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve. Kompetencat dhe përgjegjësitë respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë rregullohen më hollësisht edhe në Ligjin nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Referuar dispozitave kushtetuese dhe atyre për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se nuk mund të ushtrojë kompetencat e verifikimit të ankesave ndaj veprimtarisë së gjyqtarëve, pasi këto i përkasin Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Për rrjedhojë, të gjitha kërkesat e depozituara pranë KLGJ nga individë dhe institucione shtetërore në të cilat ngrihen pretendime lidhur me shkelje disiplinore të gjyqtarëve, janë administruar rregullisht dhe do t’i përcillen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, menjëherë me krijimin e këtij institucioni." thuhet në njoftimin e KLGJ.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin