Dan Hutra që masakroi tre gra duke i lënë të vdekura në vend dhe plagosi tre të tjera, nuk ka qenë agresiv më policinë. Përkundrazi, pa asnjë rezistencë, kur i vunë prangat, u kërkoi ta linin të vriste dhe një person tjetër.
Dan Hutra që shokoi opinioin, kur për 40 minuta vrau 3 gra, dhe 3 të tjera i plagosi por jo bebet e tyre, nuk befasoi shumë kur iu vunë prangat. Tetë orë nga masakra, ai u kap në rrethana akoma dyshuese, në kodrën e Vaqarrit, sipër shtëpisë së tij të vjetër, atje ku vrau gruan e parë në 2007. Sot aty jeton vetëm nëna e tij e moshuar. “Më lini të vras dhe një e do ta mbyll”, u tha policëve.
Kishte në shënjestër një person, fqinj, të quajtur Rrahman Sela, të cilin e konsideronte përgjegjës për ikjen e të atit. Aty ndaloi edhe në një lokal, piu ujë dhe kur në TV u shfaq foto e tij, shitësi reagoi. “Nuk e vrava se më erdhi keq”.
“Kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim 40 vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh.”, Dëshmon për sulmin e parë ku plagosi në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, Marjana Gurakuqin, 40 vjece, në Astir. Vetë Marjana që nuk denoncoi menjëherë nga frika, është në gjendje të mirë në spital
‘Më pas shkova në Kodër-Kamzë, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë’, Me Benz me targa AA 531 UK, me qira dhe rreth orës 12:35 minuta shkoi te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, plagosi Elena Hysën, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysën, 60 vjeçe, vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe, motrën e Elenës, Hasime Dafkun 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të Elenës
‘Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij.
Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar’, , Në Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ndaloi te banesa e familjes Kurti dhe vrau Etleva Kurti, 31 vjeçe. Në mbyllje të dëshmisë, Dan Hutra thotë: Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg.
Lajmi kryesor: