Dështon Rusia, koreano jugori Yang zgjidhet Presidenti i ri i INTERPOL

Dështon Rusia, koreano jugori Yang zgjidhet Presidenti i ri i INTERPOL

Kim Jong Yang

INTERPOL ka zgjedhur kreun e ri. Ai është Kim Jong Yang nga Koreja e Jugut, ndërsa do të marrë drejtimin si President i INTERPOL. Kandidat favorit ishte rusi Aleksandër Prokopçuk, por në fund Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u shpreh se SHBA mbështet fuqishëm Kim Jong Yang. Pas votimit të 192 vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it që u zhvillua në Dubai Yang u shpall fitues.

Ndërkohë që Kosova dje nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate. Kërkesa e saj u hodh dy herë radhazi në votim. Herën e parë në votimin e hapur, nga 156 vende që morën pjesë në votim, 76 mbështetën Kosovën, 56 ishin kundër ndërsa 22 abstenuan. Në raundin e dytë të votimit që ishte i fshehtë, Kosova mori mbështetjen e 68 vendeve, kundër ishin 51, ndërsa abstenuan 16 nga 135 vendet që morën pjesë në votim duke mos marrë dy të tretat e votave.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen