Disa të shoqëruar për vrasjen e Billës/ Flet nipi që akuzohet se mori hakun e dajës: Po shkoja te qendra tregtare të shikoja një vajzë

TIRANE-Report Tv mëson se disa persona nga Shkodra janë shoqëruar nga policia një ditë pas arrestimit të Sebastian Malit, i cili është nipi i Prelë Markut (djali i motrës), i vrarë në Angli nga 40-vjeçari Hekuran Billa, që u ekzekutua në 11 qershor te Komuna e Parisit. Ndërkohë që Report Tv ka zbardhur dëshminë e Malit para grupit hetimor që ka mohuar akuzat. Përpara grupit hetimor ai ka deklaruar se ka qenë duke kaluar në zonë për qejf por jo për të marrë pjesë në atentatin ndaj 40-vjeçarit.

"Isha në zonën afër vendit të ngjarjes sepse shkoja shpesh për të bërë pazar në qendër (Qendra Kristal) dhe shikoja një vajzë që dhe ajo vinte shpesh aty" mësohet se ka thënë ai. Policia ka zhvilluar operacione në disa qytete, në kërkim është Viktor Marku, vëllai i Prelë Markut, që Billa e vrau në 2006 në Angli. Report Tv publikoi dje videon që ka zbuluar autorët. Mali u identifikua nga kamerat e sigurisë te kryqëzimi i Komunës së Parisit në rrugën që të çon te Qendra Tregtare.

Sebastian Mali mësohet se vëzhguar lëvizjet e shënjestrës. Ai e priti te kryqëzimi që të çon te qendra tregtare dhe në momentin që Hekuran Billa futet, i riu akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët që dy minuta më pas e ekzekutuan. Më pas Mali largohet për të pritur atentatorët në Pezë, ku i largoi pas vrasjes. Gjithashtu në video dallohet dhe momenti kur atentatorët largohen pas ekzekutimit. Pra, pista ku po hetohet është hakmarrja për shkak të vrasjes në Angli shumë vite më parë në 2006.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim