Arratia që prej vitit 2021 dhe përpjekjet për ta zvarritur gjyqin në GJKKO nuk e kanë shpëtuar ish biznesmenin Rezart Taçi nga dënimi për pastrim parash të mafias italiane. Gjykata e Posaçme e ka shpallur fajtor për tentativën për të pastruar 18.3 milionë euro të ““Cosa Nostra”, dhe e ka dënuar me 11 vite burg. Fajtor Taçi është gjetur edhe për grup të struktura kriminal.
Vendimi u shpall këtë të martë ndërkohë që mbrojtja e Taçit kërkonte të shtynte seancën për të tretën here radhazi me pretendimin se kërkonte kohë për të qëndrimet përfundimtare. Gjykata e konsideroi të uzauruar mbrojtjen.
Gjykata pranoi provat e SPAK dhe ka arritur në përfundimin se Taçi me kuantin dhe shoferin e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunim me italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Të tre italianët së bashku me Rezart Taçin po gjykohen në një proces që ka nisur tashmë në Itali. Pikërisht bazuar në këtë proces avokatët kanë tentuar zvarritjen në Shqipëri me pretendimin se shkelet parimi se një krim nuk mund të gjykohet dy herë. Në Itali sipas avokatëve Taçi do merrte një dënim shumë herë më të vogël.
18.3 mln euro të mafies italiane 'Cosa Nostra' u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021 dhe më pas u konfiskuan. SPAK thotë se Taçi do pastronte paratë përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen. Nga hetimet e SPAK thuhet se Balla dhe Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.
Ndihma që biznesmeni i naftës Rezart Taçi ka dhënë për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për përfitimin monetar në masën 16 %, në raport me shumën e transferuar në Shqipëri e cila që do të vijonte të transferohej në vende të tjera me qëllim fshehjen e origjinës.
Deri më tani për këtë çështje Bledar Lilo e Artur Balla janë dënuar përkatësisht me 6 vjet e 8 muaj dhe 7 vjet e 4 muaj burgim.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











SPAK nuk mund te ngreje padi ndaj Liri Berishes per fondacionin e saj pasi Nesti Angoni nuk ka bere denoncim akoma. Gjithe larja e parave nepermjet fondacionit te saj dhe ketij personit te Cosa Nostras varet nga Nesti Angoni.
PërgjigjuRezarti t’i bëj të fala sali Viçidolit dhe Lirisë.
PërgjigjuHajde Ben droga hajde