Donika Prela merr në dorë zbatimin e regjimit 41/bis në burgje për kriminelët e rrezikshëm /UDHËZIMI

Donika Prela merr në dorë zbatimin e regjimit 41/bis në burgje për kriminelët e rrezikshëm /UDHËZIMI

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prelës, të zbatojë regjimin 41/bis në burgjet shqiptare. Sipas ligjit të ri të Reformës në Drejtësi, ky regjim duhet të zbatohej nga kreu i Byrosë Kombëtare të Hetim. Duke qenë se ky institucion nuk është krijuar ende, Marku ia ka ngarkuar këtë detyrë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Me aplikimin e këtij regjimi synohet që kriminelëve të rrezikshëm të kenë pothuajse "0" kontakte me botën jashtë, çka do të bënte të mundur uljen e numrit të krimeve të porositura brenda burgjeve. Kështu të burgosurit do t'u kufizohen telefonatat, kontaktet me familjarët apo edhe numri i sendeve personale që mund të mbajnë në qeli. Gjithashtu, do të jenë gjatë gjithë kohës të vëzhguar nga kamerat e sigurisë.

(Kliko këtu për të lexuar udhëzimin e Arta Markut)

Por çfarë është kjo platformë sigurie që do të aplikohet për kriminelët shqiptarë?

Për herë të parë të parë në Itali termi “41-bis” është prezantuar në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giavoni Falcone dhe Paolo Boerselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të. Me vdekjen në qeli të bosit të Cosa Nostrës, Toto Rina në nëntor të 2017-ës, “41-bis” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në Itali, për të ringritur edhe një herë sigurinë në burgje.

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz të jashtëm. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kishin komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që bosët të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që ishin të burgosur.

Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikt, ku saktësohet sipas ligjit Italian, maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jenë e kontrolluar. I vetmi komunikim që i shpëton monitorimit, është posta institucionale me pjesëtarë të parlamentit dhe me autoritetet nacionale dhe europiane dhe me institucione të drejtësisë. Të burgosurit u ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë.

Në rast sëmundje, të sëmurët transferohen në reparte spitalore sipas dispozitave të “41-bis”. Në disa raste të veçanta të sëmundjeve të rënda është e mundur të jepet leje nga mbrojtësit ligjorë.

Po ashtu ka një limit për kohën e qëndrimit jashtë që nuk mund të jetë më shumë se dy orë në ditë, dhe në grupe jo më shumë se 4 vetë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte, dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

Në rast revoltash apo situatave të agravuara, ministri i Drejtësisë ka të drejtën të marrë vetë ai vendime, duke pezulluar nga funksionet drejtorin e burgut.

Në Itali kjo platformë ligjore aplikohet në 23 institucione të vuajtjes së dënimit në të gjithë territorin italian.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 25/05/2019 11:21

    Mire ligji dhe udhezimi por kush do ta zbatoje? Femiu i cili vetem histori di pavaresisht se hiqet specialist i burgjeve me botime te disa protokolleve te perkthyera me gogle translate copy paste nga hollandezet. Mjere qeveria me specialiste te tille dhe spiune te SHKB byrgjeve dhe Topuzit famekeq te LSI qe i shjarerroj drejtimin e burgjeve duke mbajtur vetem spiune te tille si Femiu duke u dhene edhe grada madhore Imagjinoheni Femiun Drejtues qe edhe jemishen e mban te grisur

    Përgjigju
  • Justice: 24/05/2019 23:56

    Kjo eshte nje arritje e madhe,problemi qendron sw kriminelet jane jashte,cna duhet 41 bis pa njerez brenda?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë