Mbrëmja e 9 gushtit 1987, duke u gdhirë data 10, do të shënonte një prej ngjarjeve më të bujshme, në Shqipërinë e diktaturës, ngjarje që do ta trondiste nga themelet kupolën udhëheqëse të regjimit komunist.
Dy familje me plot 17 anëtarë, mes tyre edhe foshnja, do të arratiseshin dhe do të kalonin kufirin me Malin e Zi, duke i shpëtuar rojave të armatosura të kufirit shqiptar. Pas daljes në tokën jugosllave ata do të jepnin një intervistë në televizionin e Titogradit, intervistë që do të shihej nga shumë familje shqiptare, që ndiqnin fshehurazi kanalet jugosllave përmes antenave ilegale. Kjo ngjarje e bujshme kishte shqetësuar në maksimum udhëheqjen komuniste. Dokumentet arkivore zbulojnë se të nesërmen e arratisjes, me urgjencë, do të udhëtonte me helikopter, në vendin e ngjarjes vetë ministri i brendshëm Hekuran Isai. Ishte një nga rastet e rralla, kur realizohej një arratisje e tillë me një grup kaq masiv.
Për “Dosja K” këtë arratisje spektakolare e dëshmon ideatori dhe organizatori kryesor Gjovalin Vushaj, atëkohë 25 vjeç, tashmë, qytetar amerikan, që vjen pas 36 vjetësh, bashkë me të afërmit dhe vizitojnë shtëpinë e tyre të fëmijërisë në Vermosh, prej nga u arratisën mesnatën e 10 gushtit 1987.
Gjovalini tregon me detaje se, çfarë i shtyu të arratiseshin, si e organizoi arratisjen dhe çfarë ndodhi orë pas orë derisa përfunduan në Mal të Zi.
Paralel me dëshminë e tij vijnë dhe një grup dokumentesh arkivore që dëshmojnë impaktin e kësaj ngjarje dhe veprimet e organeve të diktaturës pas arratisjes.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.4%
-
Keq
34.4%
-
Nuk e di
12.2%
Vota total: 678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja K/ Vexhi Buharaja, dorëshkrimet thesar të një orientalisti të persekutuar
27 Dhjetor 2025, 21:43
-
Dosja K/ Robert Prifti, romani disident që kaloi doganën pa u diktuar nga Sigurimi i Shtetit
20 Dhjetor 2025, 21:38
-
Dokumenti sekret i tetorit 1990/ Ramiz Alia: Iniciativën e demokratizimit të vendit duhet ta kemi ne
16 Dhjetor 2025, 11:24
-
DOSJA K/ Robert Prifti, kimisti me valixhen misterioze kundër diktaturës
13 Dhjetor 2025, 22:51
-
13 dëshmi që konfirmojnë se Sali Berisha ishte i besuari i Ramiz Alisë, familjes Hoxha dhe Byrosë Politike për të kontrolluar PD-në
8 Dhjetor 2025, 19:00
-
Protestat e dhjetorit '90, ish-studenti për Report TV: Kishim unitet! Berisha erdhi si ndërmjetës i Alisë, i kërkuam të digjte teserën e partisë por s'e bëri
8 Dhjetor 2025, 09:01
-
Dosja K/ Theu burgun e u arratis, si e sfidoi Sigurimin Prek Thani
6 Dhjetor 2025, 21:40
-
Dosja K/ Tre vëllezërit Thani, në sfidë kundër serbëve dhe komunizmit
29 Nëntor 2025, 21:34
-
Dosja K/ Fisi i Prel Nikës, 5 martirë dhe 53 vite burg komunist
22 Nëntor 2025, 21:14
-
Dosja K/ Bute Dedndreaj, arratisja legjendare nga kampi i internimit për të shpëtuar foshnjën
15 Nëntor 2025, 21:39
-
Dosja K/ Bub Matoshi: Krimet e komunistëve në Nikaj Mërtur dhe arratisja e bujshme e 33 malësorëve
8 Nëntor 2025, 21:27
-
Dëshmia e ish-ushtarakut të Marinës: Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatoi urdhrat për të ndaluar, por tentoi të largohej, komandanti i anijes qëlloi në drejtim të tyre
6 Nëntor 2025, 07:38