'Dosja K'/ Si i shpëtoi regjimit komunist kontesha e burgosur austriake

Dosja K’ në Report Tv solli mbrëmjen e sotme pjesën e dytë të historisë së konteshës austriake Bianka de Korvin-Ballici.

Bainka de Korvin dhe Adem Ballici ishin njohur në verën e vitit 1942 në Itali, ishin dashuruar dhe kishin vendosur të martohen e të vijonin jetën në Shqipëri. Me profesion gazetare, Bianka vendoset në Tiranën e periushës së Luftës së Dytë botorore, ku punonte edhe i shoqi.

Gjithçka do të ishte perfekte në jetën e dy të dashuruarve. Kishin ndërtuar vilën e tyre në Tiranë, ku kalonin ditë të paharrueshme. Jeta e tyre ishte ashtu siç e kshin ëndërruar deri ditën e arrestimit të Biankës në vjeshtën e vitit 1946. 

Prej asaj dite, jeta e tyre do të kthehej përmbys. Bianka do të torturohej në mënyrë shtazarake deri në çmendi, dhe dëshmitë mbi këto tortura kanë mbërritur deri në ditët e sotme prej shumë dëshmitarëve okularë. 
Përmes dëshmive të Sashenka Shengjinit, Myqereme Palloshi, Elisabeta Balliçi “Dosja K” tregon historinë tragjike për të cilën kontesha zgjodhi të mos flasë kurrë për, as në Shqipëri, pasi doli nga burgu dhe as në Itali, ku mundi të largohej pas më shumë se 10 viteve survejim e presione. 

Pas 6 vitesh tortura dhe terror në burgjet e komunizmit, kontesha austro-hungareze u lirua nga burgu me amnistinë e 28 nëntorit 1952.  

Si ishin vitet pas burgut, në Elbasan, ku ajo jetoi në një dhomë me bashkëshortin e saj Ademin, Të dy të survejuar e nën terror dhe pse ajo kërkoi me ngulm të largohej nga Shqipëria, pas vdekjes së papritur të bashkëshortit?

Si arriti ti shpëtonte regjimit komunist dhe të riatdhesohej e të shkojë në Trieste ku kaloi 20 vitet e fundit të jetës së saj. 

Si ishte jeta e saj në Trieste, pse nuk tregoi kurrë për jetën në Shqipëri dhe torturat që ju bënë në burg.

Lajmi për vdekjen e konteshës De Korvin, u botua edhe në gazetat italiane, në vitin 1986. Në atë lajm thuhej se në një aksident të ndodhur në Zagreb për shkak të dëborës ishin përfshirë 7 makina, dhe pati disa të vdekur. 

Atje në atë vend të huaj, mes ngricës acar, kishte mbyllur sytë përjetë, kontesha me historinë më të veçantë e të dhimbshme që mund të ekzistojë.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni