Si fali drejtësia Mihal Kokëdhimën! Dy gjyqe për vjedhje energjie dhe ndërtim pa leje...por asnjë ditë burg

A ishte Mihal Kokëdhima një person me precedent penal dhe shteti kishte dijeni për sjelljet e tij ndaj ligjit dhe klientëve? Në më pak se 24 orë, ai për shkak të dhunës së ushtruar ndaj turistëve spanjollë mes tyre dhe familjes së miliarderit Eugen Galdon u kthye në njeriun më të komentuar dhe publik, kjo edhe përtej kufijve shqiptar.

Por një vëzhgim i ReportTv nxjerr në pah se Kokëdhima rezulton se për institucionet shtetërore nga Vlora në Sarandë është po aq i njohur për shkeljet e ligjit, por i toleruar nga drejtësia dhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Në 2015, Mihali është përballur me drejtësinë për veprën penale të vjedhjes së energjisë dhe vetëm në prill 2016, ai është dënuar nga gjykata e Vlorës, por nuk ka bërë asnjë ditë burg. Prokuroria fillimisht ka kërkuar 3 muaj burg për Mihal Kokëdhimën ndërsa ai është dënuar me 18 muaj shërbim prove. 

Teksa qytetarët e thjeshtë janë dënuar me burg për shkak se nuk kanë paguar energjinë elektrike, Mihal Kokëdhimës "nuk i ka hyrë" gjemb në këmbë. Ai ka shfrytëzuar njohjet si një pronar biznesi, por edhe fuqinë e mbiemrit duke qenë se është kushëri me ish-deputetin Koço Kokëdhima, duke vijuar i pashqetësuar drejtimin e biznesit.

Pa u mbushur një vit nga ky dënim i drejtësisë shqiptare, Mihal Kokëdhima është rikthyer sërish me shkeljen e ligjit, këtë herë me ndërtim pa leje në pronën që ai ishte administrator në resortin “Panorma”. Këtë herë prokuroria Eranda Laze siç shihni në këtë dokument të siguruar nga ReportTv ka kërkuar një vit burg, por në aplikim të nenit 59, Mihal Kokëdhimës sërish i është pezulluar burgu për t'iu kthyer në shërbim prove me kushtin që të mos kryej tjetër vepër penale.

Në shtator 2017, Kokëdhima dënohet me 16 muaj shërbim prove edhe pse më parë kishte marrë një dënim të tillë dhe konsiderohej përsëritës dhe s'mund të aplikohej neni 59, ai sërish është favorizuar nga drejtësia shqiptare. Në rast se drejtësia do të kishte funksionuar me Mihalin si me çdo person tjetër me postulatin të barabartë para ligjit, më e pakta ai do të ishte rehabilituar ose s'do e çonte ndërmend të dhunonte turistët.

Rasti me familjen e miliarderit Spanjoll Galdon nxori në pah se turistët kanë ngritur prej kohësh shqetësimin e keqtrajtimeve prej tij, por shteti shqiptar as ka denjuar t'i hedh një sy Tripadvasior ku ka një tjetër rast dhune kur ai është filmuar teksa zihet me disa zonja që pushonin në plazhin e tij. 

Momenti kur Mihal Kokëdhima sulmon dy turiste të tjera

E ndërsa neni 59, i kodit të procedurës penale thotë se pezullohet burgimi për një person që ka vështirësi për të jetuar e mbajtur familjen, abuzimi me këtë nen nga prokuror e gjyqtar kanë favorizuar biznesmenin që ishte kthyer në makthin e turistëve.

Vendimi i gjykatës për ndërtimin paleje e Mihal Kokëdhimës

Vendimi i gjykatës për vjedhjen e energjisë nga Mihal Kokëdhima

(KLIKO KETU PER TE LEXUAR VENDIMIN E GJYKATES PER NDERTIMIN PA LEJE TE MIHAL KOKEDHIMES)

(KLIKO KETU PER TE LEXUAR VENDIMIN E GJYKATES PER VJEDHJEN E ENERGJISE NGA MIHAL KOKEDHIMA)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 21/08/2019 12:51

    Te zihesh per 200$ tavolin dhe te perfundosh 1. Siper makines duke tu rrezikuar jeta 2. Me dor te gjakosur 3. Ne burg 4 me biznes mijra eurosh te prishur. Kte e ben vetem shqiptari

    Përgjigju
  • Prifterinjte Lazarats Hoxhallaret Himariote: 20/08/2019 21:43

    Ordiner!

    Përgjigju
  • Xxx: 20/08/2019 21:15

    Doli dhe peto koçi se nuk mjafton Koço Kokdhimja

    Përgjigju
  • Vlora: 20/08/2019 18:37

    O Geno, gjyqtaret se denuan dot se i morri Edi ne telefon!! Une kam ndjekur çeshtjen nga prokurorija!! Vetem Spaku po beri ndonje pune se ky lloj shteti ka marr rrugen e menderes!! Ja ky eshte Korrupsioni vella!! Ska brire!!

    Përgjigju
    • O Gari: 21/08/2019 10:10

      O gari a i rruhet Rames per keta o morr qe do e perfshish ate ne cdo bisede? Rama kur leshoi Tahirin, s'i rruhet per njeri nga te vetet ne bote o toç. Po sot qe po i prishet lokali pse nuk e mori Rama ne telefon Dallandyshen?

    • IKMT: 21/08/2019 09:28

      Po po Edi i mori ne telefon...

  • Xll: 20/08/2019 16:20

    Restoranti duhet te prishet te hapet hapesira publike per pushuesit

    Përgjigju
  • Toni: 20/08/2019 16:11

    Me fal pse nuk thoni qe eshte dhe kunati i petro kocit ? Pse nuk thoni qe dhe kur ishte pd ne oushtet se ngacmoi, Ps po e po, dhe sa her ka qen pa ne pushtet, si ka ngacmuar njerzit e Ps . Ky eshte problemi, ata bejne per njeri tjetrin te dyja palet dhe ne zihemi

    Përgjigju
    • Xxxx: 22/08/2019 07:54

      Sepse nuk ka asnje lidhje me Petro Kocin...

  • Berat: 20/08/2019 15:58

    O trupi gjukues mos pafshi piken e hajrit isha ju ndodht dhe juve ne familje te femijet ishalla ja u marin zvarr

    Përgjigju
    • Adel: 21/08/2019 16:44

      Berat, ç’ne me mallkim kaq të rëndë mor tu djegshin robt e shpis me minj e me maçe dhe e ke pak o legen. Ngaqë zbatojne ligjin i mallkon? Jeni mesuar kuturu o rrac muti, o pragdhjer. Ne mezi e kerkojme heqjen e ketyre mbeturinave, ti shan ligj-zbatuesit. Puuu mut-muti 400 brezash

  • Fredi: 20/08/2019 15:03

    30 vjet nuk pati shtet. Masakrat mjedisore, zaptimet, shkatërrimet në masë të çdo gjeje, ndotjet dhe shume e shumë të tjera gjera tregojne per mos egzistence te shtetit. Ajo qe u pa per keta 30 vjet eshte derdhja e katnareve neper qytete të cilet i kthyen ne bajga!

    Përgjigju
  • Anglia: 20/08/2019 14:59

    Te kalbet burg dhe Qfar prone ka te ja mare shteti urgjent

    Përgjigju
    • kuci mola: 21/08/2019 13:08

      pirdh pirdh se lirohesh thuasj spanjollit.. ku ka ligje ketu o tito klementer

    • Geno: 20/08/2019 17:54

      Kush? Atalanta e Deshalles do ta kalbi ne burg apo Ervin Tashi me Plaurent Fuçine krye te korruptuarit e gjykatave?!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë