Drejtësia refuzoi Antikorrupsionin? Xhafaj në 'Studio Live': Spekulim, do japin kontributin e tyre

 

Fatmir Xhafaj shprehet në 'Studio Live' Report Tv, se nga media dhe politika është spekuluar sikur institucionet e drejtësisë kanë refuzuar Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion. Ai thekson se ata ia kanë besuar këtij komisioni bërjen e ekspertizës dhe evidentimin e ndërhyrjeve ligjore që duhen për të përmirësua punën. Xhafaj thekson se parlamenti nuk mund të refuzohet, ndërsa ata do vijnë më vonë në Komision për komente apo diskutime.

'Ka dhe probleme, si numri i madh i çështjeve, stoku i madh. Janë ngritur nga qytetarët vetë. Do duhet ti shikojmë. Do një analizë. Do një skanim. Dhe pastaj cila është kura e përshtatshme. Ata vetë kanë propozuar 140 nene, të gjitha institucionet e drejtësisë. Kanë spekuluar në mënyrë të turpshme një pjesë e politikës dhe një pjesë e medias. Tani po them, çfarë ndodhi. Këtë proces e bën kuvendi. Kuvendi ligje bën. Dhe nuk thërret ekspertë të institucioneve. Ne thamë, mund ta bënim këtë gjë brenda për brenda. I thamë grupeve të drejtësisë pse nuk e bëni vetë analizën, jeni institucioneve të pavarura. Pasi të keni bërë këtë gjë, këto 50 masat që ka caktuar BE, si do i zbatoni. Duhet të ulen në një tryezë. Duhet të koordinohen.

Në BE nuk hyn as GJL më vete, as qeveria më vete. Hyn shteti shqiptar. Duhet koordinim nga pikëpamja e përgjegjësive. Bëni dhe cilat janë ndërhyrjet ligjore. Ua lamë atyre në dorë. Ata thanë faleminderit, do japim kontribute me dokumente. Disa do sjellin ekspertë. Ata nuk kanë refuzuar, sepse nuk mund ta refuzojnë parlamentin. Është raport kushtetues. Nuk ka refuzim. Ata thanë ju po na jepni këtë opsion, ne themi bëjeni ju. Dhe ne po e bëjmë vetë. Ata do vijnë pastaj me komente, me diskutime.'


Lajmi kryesor:

Komisioni i posaçëm antikorrupsion, Xhafaj në Report Tv: Do ta ndërpresim para zgjedhjeve, të mos jetë pjesë e debatit elektoral! SPAK nuk na refuzoi, mbështes punën e tyre


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?