Durrës - Dy vëllezër në kërkim ndërkombëtar kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit.

Ergis Hoxha dhe Arbin Hoxha nga Manza akuzohen nga Gjykata e Breshias, Itali si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Vëllezërit 32 dhe 34 vjeç priten të ekstradohen drejt vendit fqinj.

 "Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve: 

E. H., 32 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Manzë.   

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, i akuzon për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.  

Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e 2 vëllezërve, në Itali",njoftoi sot policia.