Durrës-Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën.
Vrasje me paramendim është akuza që rëndon ndaj Hygerta Metës dhe vëllait të saj, Hysen Meta, ndërsa për Amarildo Metën vetëm akuzë e asgjësimit të kufomës.
Ngjarja e rëndë, arsyet e së cilës mbeten ende mister, ndodhi më 10 shkurt 2024, por u zbulua nga policia vetëm më 22 shkurt, disa ditë pasi djali i madh i viktimës, Hyseni, denoncoi zhdukjen e të atit.
Hygerta dhe Hysen Meta akuzohen se kanë vrarë të atin, ndërsa dyshohet se në bashkëpunim me vëllain e tyre Amarildon, më pas e groposën në sallën e bagëtive, ku edhe u gjet trupi i pajetë i viktimës.
25-vjeçari Hysen Meta akuzoi të motrën, Hygertën, si autore të krimit duke u shprehur se ishte ajo që e qëlloi për vdekje të atin.