E 'premtja e zezë' për trajnerët, Manchester United largon Erik ten Hag një ditë para finales

E 'premtja e zezë' për trajnerët, Manchester United largon Erik ten Hag një ditë para finales

Erik ten Hag

E premtja e 24 majit 2024 mund të quhet pa frikë si "e zezë" për trajnerët në Evropë. Pas Milanit dhe Barcelonës që zyrtarizuan shkarkimet e Piolit dhe Xavit, është radha e Manchester United ta bëjë diçka të tillë.

"The Guardian" bën me dije se "Djajtë e Kuq" kanë vendosur që të largojnë nesër holandezin ten Hag, paçka sesi do shkojë finalja e FA Cup kundër Manchester City në Uembley, e cila nis në 16:00.

Forma e dobët e këtij sezoni ka "derdhur kupën" për ten Hag, i cili nuk ia doli ta çonte ekipin në Evropë për sezonin e ri, duke e mbyllur Premier League në vendin e tetë me 60 pikë.

Pronari i ri i United, Sir Jim Ratcliffe ia ka komunikuar vendimin trajnerit dhe zyrtarizimi duket se do vijë pas finales kundër Cityt. Në "pole" për t'u ulur në stolin e United është Thomas Tuchel i cili e mbylli me Bayern Munich.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/05/2024 13:35

    Po ja që ten Hag e siguroi kupën e ekipi është në garën e Evropës çfar do të thon drejtusit e Mançester unajtetit. Çdo ekip kalon form të keqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë