Edhe pse i dorëhequr, Prokuroria e Përgjithshme verifikon Tom Doshin për dekriminalizimin, ia dorëzon shkresën KQZ-së: Nga 1990 i dënuar ose i hetuar në 6 raste

Edhe pse i dorëhequr, Prokuroria e Përgjithshme verifikon Tom Doshin për dekriminalizimin, ia dorëzon shkresën KQZ-së: Nga 1990 i dënuar ose i hetuar në 6 raste

Tom Doshi

Prania e emrit të Dom Doshit në listën e zezë të DASH dhe takimet e shpeshta të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe kryekomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin bënë që më 22 mars KQZ t'i kërkojë njësisë së dekiminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme verifikim.

Edhe pse Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati ditën e sotme Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje KQZ. Së bashku me të dhënat që nuk bëhen ende të ditura, Prokuroria i thotë KQZ-së që është ajo që vendos nëse ka shkelje të ligjit për dekriminalizimin, në një kohë kur që nga viti 1990, Doshi rezulton i dënuar ose i hetuar në 6 raste. 

"Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi dhe ia ka përcjellë sot më 04.11.2021 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim  të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji", thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit vetëm pak orë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Prokuroria e Përgjithshme ka bërë verifikim edhe jashtë vendit për  Tom Doshin. Lajmin e ka dhënë ekskluzivisht në një intervistë të dhënë më parë për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, Sokol Stojani, kreu i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Stojani është shprehur se duke qenë se Doshi ka jetuar shumë vite jashtë vendit do të duhet verifikim edhe në vende të tjera.

 

Pergjigja e PROKURORISE
 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?