Socialistët e Lezhës kanë zgjedhur pasditen e së dielës kryetarin e tyre për një mandat 4 vjeçar. Në këtë post është rikonfirmuar kryetari aktual, Eduard Ndreca i cili në këtë garë u përball me Taulant Malshin. Në përfundim të votimit ku morën pjesë 254 votues nga 274 më të drejtë vote, Ndreca mori 173 vota, ndërsa Malshi 65 vota .6 vota rezultuan të pavlefshme.
Proçesi i votimit brenda Partisë Socialiste është ndjekur nga i deleguari i këtij qarku Ministri i Brendshem Sander Lleshaj. Ministri vlerësoi procesin zgjedhor në Lezhë si dhe vuri në dukje shtimin e grave në radhën e përfaqësuesëve.
“Procesi i mirë, dinjitoz që tregon nj impuls të ri në Partinë Socialiste dhe për faktin që ka një numër të shtuar të grave që do të përfaqësojnë në Lezhë. Dau të falënderoj të dy kandidatët që zhvilluan një garë të ndershmë dhe te drejtë dhe së fundi falënderoj fituesin Eduardin i uroj suksese të cilit i kemi dhënë një barrë sot”, tha Sander Lleshaj Minister i Brendshëm
Pas rikonfirmimit si kryetar i Partisë Socialiste Eduard Ndreca e konsideroi proçesin si mjaft pozitiv.
“Jemi një familje, të gjithë jemi votues të PS dhe midis nuk ka ndarje. PS në Lezhë tregoi pjekuri dhe këtë nuk e them për rezultatin por për njerëzit që ka, anëtarë të vjetër që na japin përvojën e tyre dhe të rinjtë që na japin forcë për t’i bërë punët më mirë. Të tjerët që zgjasin dorën për të përfituar nuk janë Partia Socialiste”, tha Eduard Ndreca Kryetar i PS Lezhë
Pas riformatimit të strukturave Partia Sociliste pritet të nisë punën në terren për betejën e radhës elektorale.
Lajmi kryesor:
S'ka surpriza në Vlorë, Anduel Tahiraj rizgjidhet në krye të degës së PS-së, Peza: PD-ja në krizë, ne jemi më të fortë se kurrë
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2974
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Mero Baze: Kongresi përballë socialistëve indiferentë dhe demokratëve si tifozë të zjarrtë të tij
29 Korrik, 21:05
-
Ylli Pata: Deputetë nga interneti: pse Rama kërkon kandidatë jashtë PS?
29 Korrik, 18:29
-
Kongresi i PS/ Delegatët votuan për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat
28 Korrik, 16:14
-
Fjala e PLOTË, Rama në Kongres: PS e vetmja alternativë! Të gjithë të barabartë para ligjit, kjo është 'lufta' për shtetin e shqiptarëve
28 Korrik, 15:55
-
Kongresi i PS/ Rama: Kush fut duart te xhepat e shqiptarëve, adresën e ka te SPAK! Rinovojmë skuadrën për zgjedhjet 2025! Mesazh ‘tradhtarëve’
28 Korrik, 15:05
-
Kongresi i PS, Spiropali: Shumë kanë hamendësuar se kush ikën e kush vjen! Betejën se kemi me ata që janë për faqe të zezë, nuk qeverisin dot as veten në opozitë
28 Korrik, 12:30
-
Xhafaj: Të lëmë mënjanë mëritë e qejfmbetjet, na duhet energji e re në PS! Qëndrimi i Ramës për 'përgjegjësi individuale ndaj drejtësisë', i duhuri
28 Korrik, 12:02
-
Kongresi PS/ Rama ndryshon qeverinë! Ikën Balla, Mete e Peleshi! 3 emra të rinj në kabinet! Malaj tek Financat, Vengu tek Mbrojtja! Hoxha ministër i Brendshëm! Spiropali Kryetare Kuvendi
28 Korrik, 07:33
-
Agron Gjekmarkaj: Kronikë grimcash nga Kongresi dhe jeta e të mëdhenjve në dy javë
20 Dhjetor 2023, 12:13
-
Zaloshnja për Report Tv: Kongresi i PS tregoi se Rama s’ka rivalë politik dhe as në parti! Opozita e ndarë në tre copa nuk e konkurron dot
11 Dhjetor 2023, 14:01
-
E PLOTË/ Rama në Kongresin e PS-së: Shqipëria në BE, amaneti ynë që do ta shlyejë kjo forcë qeverisëse
8 Dhjetor 2023, 19:03