Dje, për herë të parë, doli në skenë një nga organizatorët e protestës, i cili deri tani kishte mbetur në hije. Bëhet fjalë për Dritan Goxhajn, një figurë komplekse që ka luftuar fillimisht në Kosovë dhe më pas në Luginën e Preshevës si patriot shqiptar kundër serbëve. Një histori personale që shpjegon, të paktën pjesërisht, praninë masive të protestuesve të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Goxhaj ka punuar për disa vite si specialist i sigurisë ajrore pranë Autoritetit të Aviacionit Civil në Tiranë, por në shtator të vitit 2017 u pushua nga puna nga Belinda Balluku pasi botoi shkrimin “Aviacioni Civil, si bahçe private”. Largimi i tij u justifikua me motivacionin: “Ke thyer etikën zyrtare”. Që prej asaj kohe, megjithëse është ankuar disa herë në gjykatë, nuk ka arritur të fitojë të drejtën për t’u rikthyer në punë. Kjo mund të shpjegojë edhe pakënaqësinë e tij personale ndaj Ballukut dhe ndaj qeverisë.
Në shumë artikuj të publikuar në faqen e tij në Facebook, por edhe në një sërë ndërhyrjesh si analist në televizione, Dritan Goxhaj është pozicionuar hapur kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtetit të Izraelit për luftërat në Gaza, Iran dhe Liban, duke shprehur mbështetje për kundërpërgjigjet e armatosura të Iranit dhe Hezbollahut. Kjo zbulon qartë pozicionimin e tij politik dhe disa tone ekstremiste që, të paktën në pamje të parë, kanë edhe sfond fetar.
Por surpriza e vërtetë është të zbulosh projektin politik që Dritan Goxhaj ka për Shqipërinë, të publikuar prej tij në Facebook më datë 14 qershor dhe të konfirmuar edhe në listën e kërkesave të lexuar mbrëmë në bulevard, por që vetëm pjesërisht zbulon detajet e utopisë së tij. Sepse pikërisht për një utopi bëhet fjalë.
Nuk e dimë ende nëse Dritan Goxhaj përfaqëson vërtet vullnetin e organizatorëve të protestës – të cilët askush ende nuk i njeh plotësisht – por ajo që ai kërkon nuk është thjesht një ndryshim qeverie. Ai synon një çmontim të sistemit aktual dhe një rindërtim të plotë të shtetit sipas modelit të Athinës së lashtë, e cila përdorte shortin popullor për përzgjedhjen e qeveritarëve.
Ne publikojmë sot planin e Dritan Goxhajt, i cili shpjegon pse ai nuk ka ndërmend të negociojë me Edi Ramën dhe pse nuk dëshiron të themelojë asnjë parti politike: thjesht sepse dëshiron të shkatërrojë sistemin ekzistues dhe të krijojë një tjetër, ndoshta ideal në teori, por krejtësisht të parealizueshëm në praktikë dhe juridikisht të pamundur.
Ja çfarë, sipas Dritan Goxhajt, duhet të arrijë kjo protestë pas dorëheqjes së qeverisë dhe shpërndarjes së Parlamentit aktual:
Hapi 1: Propozimi i emrave për Asamable Kombetare Transicioni
Çdo qytetar propozon emra njerëzish që nuk kanë qenë pjesë e sistemit 36-vjeçar, me kritere të qarta përcaktuese ku mund të jenë: të mos kenë qenë kryetarë partish e kryetarë degesh partie. Te mos kene mbajtur detyra tê larta ne institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore (Ministra; Zv/ministra; Sekretar të pergjithëshëm e drejtor drejtorish, kryetar bashkie e anëtar këshillash bashkiak e qarku, deputet) dhe që kanë kontribuar në fushën e tyre për shtetin e për Atdheun (mësues, mjekë, punëtorë, artistë, bujk, etj).
Hapi 2: Shorti, jo zgjedhjet
Nga kjo listë, me short të pastër (para publikut e para kamerave, me vëzhgues vendor e ndërkombëtarë) zgjidhen 101 persona.
Pse short dhe jo zgjedhje?
Sepse zgjedhjet krijojnë fushatë, fushata krijon para, paraja krijon lidhje, lidhja krijon korrupsion. Shorti është i pastër. Shorti nuk mund të manipulohet. Shorti nuk krijon liderë.
Hapi 3: Mandati i shkurtër dhe i kufizuar
Kjo Asamble qëndron për 12 muaj. Pastaj shpërndahet. Me kusht që çdo anëtar i kësaj Asambleje nuk mund të kandidojë në zgjedhjet që organizon. Askush nuk mund të qëndrojë më shumë se 12 muaj.
Detyrat e Asamblesë Kombetare Transizioni:
Të emërojë po me zgjedhje me short nga profesionistë të fushes nje Qeveri Tranzicioni 12 mujore
Тё hartojë një Kushtetutë të Re.
T'ia paraqesë popullit në referendum.
Nëse miratohet, të organizojë zgjedhjet e para të lira sipas kësaj Kushtetute.
Pastaj të shpërndahet.
Qeveria e Tranzicionit të ketë për detyrë vetëm të manaxhojë Shqipërinë për këto 12 muaj, e të kujdeset për dritat, ujin, taksat, doganat, policinë, ushtrinë, arsimin e shëndetësinë. Pa kopetenca për të realizuar tendera e nënshkruar kontrata, thjesht një qeveri manaxhuese deri në zgjedhjet e ardheshme, dhe ku anëtarët e saj të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhjet që ajo do organizojë. Vetëm kështu thyhet e shkërmoqet sistemi, e ndërtohet një Demokraci''.
Ky plan, i cili përjashton çdo formë dhune, shpjegon pse protestuesit vazhdojnë të refuzojnë çdo dialog me qeverinë dhe përjashtojnë mundësinë e krijimit të një force të re politike, dy hapa që sipas Goxhajt do ta pengonin shkatërrimin e sistemit dhe do të rrezikonin t’i shndërronin vetë protestuesit në një komponent të tij. Një qëndrim radikal, i shprehur edhe në pjesë të tjera të botës, por që deri më sot askush nuk ka arritur ta realizojë në praktikë.
Komente








O Halid qelbaniku! Sa mire e shkruan shqipen o qelbanik i Ajatollahut!
PërgjigjuI qekan mpi gishtat tu shkrujt komente patronazhistve te zellshem...
PërgjigjuProjekt I mbrapshte I ngjashem me isalmizimin e Iranit dhe zevendesimin e sistemit demokratik dhe shtetit te se drejtes me shariah. Obskurantizmi dhe reaksioni punojne.
PërgjigjuDritani duket djalë i mirë dhe emotiv. Gjynah, në burrat shqiptarë piqemi me vonesë...
PërgjigjuMë vjen keq për lumadhin sepse nuk arriti kurrë të ngrihej në nivelin ushtarak edhe pse e titulluan oficer me urdhër dite në vitin e mbrapshtë 1997.
PërgjigjuJa ketij I thone zhvillim demokratik. TE Mos kete zgjedhjet nga populli, por "shortokraci". Ja cdo te thote kur te pelqen bixhozi. Mbase quajme "bixhozokraci"
PërgjigjuSi në Athinën e lashtë se praktikon Greqia ç'ne ne nesër pasnesër do të kërkojnë sheriatin mbulimin e kokës etj,hajde qef hajde do bëhet Shqipëria ja habitur ja le le me
PërgjigjuKeshtu si mendon ti besh ti gjerat, le qe jane te parealizueshme pasi nuk ka njerez qe te merren por korrupsioni do marri permasa aq te medha sa nuk do kete njeri ta minimizoje. Keshtu qe leri keto idjotesira se boll budallalleqe kemi degjuar deri tani
PërgjigjuO Zot kush i shkon pas këti idjoti taleban...
PërgjigjuKy don me na çuar me mijëra vjete mbrapa si do organizohet Shteti a eshte mire nga mendja do dalin te ndryeshim nga gjithe bota neve. Nuk kuptoj.
PërgjigjuKy tip njeriu nuk duhet te punoje fare ne institucione shteterore, ky perngjason me Olsi Jazexhi,megjithese Olsi eshte me i civilizuar dhe me natyre shume me humane.Ky urren demokracite europiane ku aspirirojme me shekujte integrohem, pengesa me e madhe kane qene keto lloj monstrash. Me ate qe ka dale mbreme dyshoj se kjo Flake do shuhet shpejt, i pari jam une megjithese profesioni nuk ma lemon te jem aktiv ne politike.
Përgjigjusi ne Athinen e lashte eee. me siguri greket kane gisht ketu ...
PërgjigjuPo ata qe do bejne shortin me short do zgjidhen? hahaha!
PërgjigjuO shpellar jetojme ne shekullin e 21 nuk jemi primitiv qe te vendosni ju shpellar e ta beni kete popull dele e dhi malesh. Zhdukuni nga ky vend i shpellar. Shkoni ne pañestib , Siri ose Afganistan.
PërgjigjuEDHE KUSH DO I BEJE GJITHE KETO?
Përgjigju