Ekskluzive/ Pasuria e pazakontë gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha që liroi nga burgu të dënuarit me burgim të përjetshëm

Ekskluzive/ Pasuria e pazakontë gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha që liroi nga burgu të dënuarit me burgim të përjetshëm

Enkelejda Hoxha

Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun. Enkeleida Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka paralajmëruar se vendimet e gjyqtares Hoxha do të jenë objekt verifikimi. Por, ndërsa e Enkelejda Hoxha vijon të marrë vendime, dyshime të forta shfaqen rreth pasurisë së saj. 

Formularët vjetorë të pasurisë së gjyqtares së shumëdebatuar pothuajse janë bosh. Nga viti 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë deri në vitin 2018, kur ka dorëzuar deklaratën e fundit, gjyqtarja Enkelejda Hoxha deklaron vetëm pagën. Deklarata e parë e pasurisë e vitit 2003 përmban vetëm një shënim, të ardhura nga paga. Gjyqtarja nuk deklaron asnjë banesë ku mund të jetonte në atë kohë, qoftë në emër të prindërve apo që mund ta kishte marrë me qira. Sipas kësaj deklarate, gjyqtarja nuk dihet se ku ka jetuar dhe as ku jeton sot. Në vitin 2004, gjyqtarja Hoxha deklaron 784 392 lekë nga paga, 1 000 000 lekë qira të dyqanit të mamasë dhe 165 000 lekë pension të paspecifikuar. Në 2005 deklaron 500 000 lekë kursime dhe pagën. Në 2006 deklaron 5 mijë euro cash, pagën si gjyqtare dhe detyrim ushqimor për fëmijën e saj, në vlerën 120 000 lekë. 

Në vitet 2007, 2008, 2009 dhe 2010 deklaratat janë të njëjta si në vitin 2006. Në vitin 2011, deklaron pagën dhe pagesë për fëmijën, por tashmë të specifikuar nga babai i fëmijës, Rasim Doda, në shumën 120 000 lekë për një vit. Në vitet 2012 dhe 2013 deklaron vetëm pagën, as kursime dhe asgjë tjetër. Në 2014, deklaron sërish kontribut për fëmijën nga z. Doda si dhe 216 000 lekë të ardhura invaliditeti për fëmijën. Në 2015 deklaron vetëm pagën dhe të ardhura invaliditeti për fëmijën. Në 2016, deklarata është si e vitit 2015, por vetëm shtohet kontributi i z. Doda për fëmijën. Në vitit 2017 dhe 2018 nuk ndryshon asgjë. Mbetet mister se në çfarë banese jeton gjyqtarja Hoxha, kur në të gjitha deklaratat e pasurisë nuk ka deklaruar asgjë, përveç pagës.

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë e pasurisë të Enkelejda Hoxhës2003)

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë e pasurisë të Enkelejda Hoxhës 2008)

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabriu: 01/03/2020 19:14

    Kjo se çan pjeshken fare se e dine se skane ç'ti bejne.

    Përgjigju
  • Populli i thjeshtë: 01/03/2020 01:32

    Do dalë pa lagur

    Përgjigju
  • ymeri: 29/02/2020 19:25

    ARRESTOJENI KETE PLEHRE ,,,CFARE PRISNI...

    Përgjigju
  • Hason Spaku: 29/02/2020 19:25

    Arrestoni Kurven gjyqtare! Merrni pasurin dhe dhuroini per bamiresi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)