Ekzekutoi të fortin e Tiranës se i vrau vëllanë, pas Gjeneralit kërkon lirinë edhe Grori, vendimi në 20 shtator

Ekzekutoi të fortin e Tiranës se i vrau vëllanë, pas Gjeneralit kërkon lirinë edhe Grori, vendimi në 20 shtator

TIRANE-Shtyhet për në datë 20 shtator seanca ku Arben Grori kërkon heqjen e burgut përjetë. Gjyqtari Erion Bani vendosi të shtyjë seancën pasi Grori dhe prokurori nuk ishin të pranishëm në seancë, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Grori është i dënuar për vrasjen e Naim Zyberit në Itali. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali, i cili është liruar nga burgu në mes të korrikut, ndërsa tashmë kërkon ndryshim vendimi me qëllim lirinë edhe i akuzuari tjetër.

Por kush ishte Naim Zyberi? Në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali.

Naim Zyberi në vitet e para të ’90-s kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët, sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit. Ai u cilësua si një nga atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnjëherë se si arriti jo vetëm të dilte nga burgu, por edhe t’i shpëtonte deri në vitin 2010 hakmarrjes së djemve të Rrugës Bardhyl. Pas hapjes së burgjeve në ’97-n, edhe Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë.

Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë.

Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Fakti që Zyberi mbeti gjallë nuk bëri që autorët të dorëzohen. Më datë 6 gusht, Gerd Gjinarari, që mbante një tufe me lule në dorë, brenda të cilës kishte fshehur pistoletën dhe Arben Grori, bashkë me një person tjetër, futen në dhomën e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e qëllojnë aty për vdekje. Por shumë shpejt arrestohen nga policia italiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • maloku: 19/05/2024 06:20

    ky grori qe mori hakun e te vellait,,paska qene djale flori,,djale me kanun...

    Përgjigju
  • Genc: 20/07/2023 02:32

    Keqardhje per djemte e atyre viteve qe jetonin e banonin ne Tirone,cuna trima e kinga,qe fillimisht i perdori politika dhe i shkaterroj e perçau etja per pushtet e para.Ti merje vec e vec ishin te gjithe te mire, kur u benin grup fillonin intrigat,xhelozite,smirat mes njeri tjetrit. Ishalla kane mare fund historite e viteve 90 dhe fillim viteve 2000

    Përgjigju
  • Anfield74: 19/02/2023 14:23

    Dhe nuk o e vertete qe Ben Gori gjemoi Naimin ne Itali.O e kunderta.Ku kishte njeri me i dale para Naimit ne ate periudhe? ????????????.E gjemoi Naimi ate se i vrau Ymer Macin.dhe te tjerat jane perralla.u prezantun ne spital si miqte e Naimit Jo si infermiere

    Përgjigju
    • genti: 06/04/2023 10:51

      e ke gjys info ka shku me vra mirin e xhikes dhe jar gjashten qe e kishte plagos me sfurk ne 90 para se te vriste gazin duke lujt me zara! prandaj nuk i qepte plaget qe mos ta harronte cdo muj i qelbeshin! ne siptal te burgut rrinte me pistolete me silenciator ne brez zastava nga ato qe sillnin shkodranet nga mali zi! vetem tan avdulylin nga shijaku kishte problem te tjeret i lanin kepucet

  • Anfield74: 19/02/2023 14:16

    Eshte e vertete ajo qe thote ai cuni per Metin dhe Jarin.Vetem Tironsit e para '90 i njofin.Jane si fantasma.nuk bojne buje mediatike .para '97 kane pas Bo 12 vrasje.Te paren ne '91 Ke rruga Elbasonit. Tan Sejdini osé qerosi i thojshin.Me scorpione qe keto cerrat qe fryhen sot i shifshin ne filma.Ju rujt zoti Cuna????????????????????

    Përgjigju
    • Algert Hajdaraj: 31/08/2024 14:22

      O gerti comin se torturoj kush ai iku misjon jasht se ka mar njeri persiper ate qe flitet pastaj ai me kto skishte probleme ishin miq po te ishin kundra comi si dhogariste por i kishte shok

    • ja ke fut kot: 11/07/2023 23:13

      bomba ne dore j ka plas gent celes cunit te kudret celes mos ja fut kot ne 1991 te vajguri te blloku, ka dash me ja hedh aldos se bales ka qene bashke me eno shqypin qe e vrau altin lame dhe alb clen vellain e gentit e vrau altin lame!

    • [email protected]: 10/07/2023 19:09

      Po Dinen a mbani mend qe i plasi shashka n dore. Ca garipi ishte , ja perplasi koken cunit Bales ne tavoline tek nje lokal te lana. Cuna karderra cunat e Restorantit dhe Frigoriferit

    • genti: 07/04/2023 11:56

      harrova me permen gramoz comin te cilin e rrembyn dhe e torturun sepse vrau ad topallin!

    • genti: 06/04/2023 10:55

      pastaj vran gon labin te 1 maj perballe ekspozites shofer ka qene ed baxhella qe vdiq nga overdoze dhe cuni ka mare nuse gocen e metit! pastaj vrane denis cucin te kafe europa shkoi te merte gjoben per cim xhabaftin! vrane nje boksier diku te zona e don boskos

    • genti: 06/04/2023 10:48

      ku ke nejt ti qe i di keto muhabete? po e ka vra jari sepse i mori motorrin ad topallit me duket dhe e nxiti meti i tha shko vrite se te vrava une ty! po ashtu nxiten dhe tan oqen te vriset arjan hoxhen te parku rinia ne 93! jari ka qene ne klase te 8 kur e k bo vrasejn meti kishte ther nje polic nga 88

  • Bossi: 31/07/2021 00:01

    Bingo

    Përgjigju
  • tani: 20/06/2020 08:40

    e vertete eshte aty ishim te gjith bashk cunat e rruges kavajes dhe cunat e rruges te durresit te gjith ne nje shkoll vajtem tek avni rustemi . po per cunat e rruges duresit sfol njeri se kan qen me avancuar , e su vra njeri prej tyre.

    Përgjigju
  • spata drejtsis: 13/09/2019 23:38

    caj k..r hasa thoni mer burr. ene ket bosin ta lirojn se boll i ka plas zemra hak ka mor ska bo naj gjo gabim .thjesht ka la nji hale e ka largu i cop muti nga kjo bot qe eshte me e bukur pa kshu halesh .si me glase kurvomi & company

    Përgjigju
  • Loti: 11/09/2019 02:14

    Xhikja e mirit e ka pas emrin Haxhire Grori para se te behej H.Rama. kto ishin fis te 3 dhe benin ligjin ne rruga elbasanit. Ne jan kto Hast sic thoni ju, po doli s i zgjat shum dhe kti. Po burgu eshte mu*, s ja uroj kujt.

    Përgjigju
    • Tani: 20/06/2020 08:41

      do me then Miri xhikes :)

  • Alex: 10/09/2019 23:54

    E ka bo burgun lere te shikoje lirine si t'gjithe fundja hakun ka marre ?

    Përgjigju
  • Niko: 09/09/2019 23:53

    Plehra kan qen dhe koken e vet ka hanger

    Përgjigju
  • Genti shijak: 09/09/2019 19:12

    Leshojeni se hakun e vllait ka mor ene enver hoxha po te ishte ne qeveri raste te tilla i falte nxirreni te jetoj ene ky dy dite te bardha me familjen e vet keni nxjerr lul berishen qe ka vra njerez te pa fajshem kurse ky grori nuk duhej denuar fare ka vu nderin e vet ne vend ka mor hakun e vllait keta ene zoti i ndihmon ka vu drejtesine ne vend ka hek qafe nje delinkuent te pa bese ene i lumte pushka zoti e ndihmofte te bashkohet me familjen e vet

    Përgjigju
  • genti: 09/09/2019 17:32

    met hasa dhe jar hasa boset e krimit perj 30 vitesh ne tirane lera ca dali emra kot ose te ardhur nga rrethete nqs nuk duan ata te dy se gezon jete as 2 dite keto qe po them jane info te sakta

    Përgjigju
    • genti: 12/09/2019 23:44

      me te forter e gjithe te forteve ne cdo qyetet nqs njef ndonje te moshes mbi 40 vjec qe te jet mbajt me emer ne cdo qytet pyte dhe te thote sa te rrezikshem jane.

    • O Genti: 11/09/2019 23:55

      Çfarë po thua kshu? Kush na qenkan ata? Pse me. Të fortët e. Shqipërise janë kshu? Nga janë ata?

  • Hamit: 09/09/2019 15:42

    I takon lira e ka vujtur denimin e merituar esht 1 burr zotri dhe trim I vertet I takon liria me te drejt

    Përgjigju
    • ...: 09/09/2019 17:21

      Liroheni denimin tashme e ka kryer

  • Lirojeni!: 09/09/2019 15:17

    U lumt dora per ate vrasje qe ka ba , boll ka ba burg per ate kriminel qe ka vra

    Përgjigju
  • genti: 09/09/2019 13:26

    nxirreni se do beni sevap nje plere kriminel ka vrar dhe kurre ne jeten e tije nuk i ka rene njeriu ne qaf eshte njeri shume i rregullt. naim zyberi dhe gjithe grupi nga te cilet vetem 2 jan gjalle kane qene terrorista kriminela te pa bese ordiner gjobaxhi.

    Përgjigju
    • Shkozet: 13/09/2019 09:16

      Aaa qenkan në Amerikë pra. Mos thuaj komandojnë ata në Tiranë. Kur vine për vrasje qenkan ushtarë se një kapo nuk vjen të vrasi vetë, dhe ku, nga Amerika. Mos thuaj komandojnë ata se nuk qenkan as në Tiranë.

    • genti: 12/09/2019 23:42

      kane qene dhe jane me te forter qe prej viteve 90 shume pak i njohin dhe per fytyre se kane ikur ne amerike qe ne 96-97 vinin vetem per vrasje. mund te kene bere rreth 15 vrajse nuk jan ndaluar asnjehere nga policia per akuza serioze i madhi mund te jete ndalu per armembajte po sjam i sigurt. gjithe grupi rruges kavajes kan qene ushtare te ketyre tan oqja median shehu denis gina eskili te treni

    • Shkozet: 11/09/2019 23:54

      Kush na qenkan kta të dy? Po i bën sikur janë shteti ata? Aq të fuqishëm janë kshu? Se nuk janë dëgjuar asnjëherë. I bie që qenka me të fuqishëm se kryeministri kshu si po thua ti o Genti

    • genti: 10/09/2019 13:54

      o plere qe me thua mua spiun o ndrysire ate e di gjithe tarana kush eshte mbi 40 vjec u bere te lapangjos

    • O gent o Spiun: 10/09/2019 02:31

      Mos i jep shum gojes, mos permend emra kot me kot kur sdi asigjo

    • genti: 09/09/2019 22:19

      jar hasa met hasa ata qe vrane mirin e xhikes. dy personat me me influence ne boten e krimit nga viti 91 shume pak i njohim dhe per fytyre. lere ca dalin emra per te forte sot ose nga rrethet asgje nuk ben dot te fortin ne tirane nqs nuk duan ata te dy.

    • O gent: 09/09/2019 15:16

      Kush jan ato Dy tjert gjall ?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit