Ëmbëlsirë me banane të karamelizuar në tigan
Përbërësit:
1 vezë
2 banane
150 gr qumësht
80 gr sheqer
60 ml vaj bimor
pak kripë
sheqer vanilje
8 gr pluhur pjekës
150 gr miell
1 lugë gjelle uthull molle ose lëng limoni
1 lugë gjalp
Përgatitja:
Lyejmë një tigan me gjalp ambienti mbi të spërkatim me sheqer të bardhë ose kaf nëse kemi. Presim 2 banane në feta rrumbullake pak të trasha jot ë holla dhe I vendosim në tigan duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e tiganit. Në një tas vendosim 1 vezë të plotë dhe pak fare kripë, 80 gr sheqer dhe sheqer vanilje dhe I përziejmë mirë me tel dore, qumësht, vaj, miellin pak nga pak dhe duke e përzjerë vazhdimisht pluhurin pjekës, uthull . të gjtiha këto I përziejmë mirë deri sa të naformohet një brum I derdhur I hollë. Shtojmë brumin ngadalë që most ë na lëvizin fetat e bananes.dhe vendosim tiganin në zjarr mesatar të mbuluar me kapak për 20-25 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë me ndihmën e një pjate e kthejmë ëmbëlsirën e lëmë dhe 3-4 minuta, pa kapak këtë herë dhe e servirim të shoqëruar me një gotë qumësht çaj apo kakao.