Erdogan nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ja agjenda dhe detajet e vizitës së presidentit turk

Erdogan nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ja agjenda dhe detajet e vizitës së presidentit turk

Erdogan dhe Rama

Zbardhet agjenda e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili të enjten e 10 tetorit, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë.

Presidenti turk do të zhvillojë vizita me presidentin Begaj dhe Rama, me këtë të fundit do të ketë edhe një deklaratë për mediat në orën 14:35. Sakaq, pritet që Erdogan të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë pranë parlamentit në Tiranë, gjatë pasdites.

Agjenda: 
11:30 
Ceremonia e pritjes në presidencë, takim koke me koke me presidentin Begaj
12:15
Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Erdoğan
13:15
 Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi
14:25
Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve 
14:35
Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama - Presidentit Erdoğan
16:50
Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë

Megjithatë agjenda e vizitës së presidentit turk mund ti nënshtrohet ndryshimeve në orare dhe takime. 

Për vizitën zyrtare që presidenti turk, Erdogan do të zhvillojë nesër, 10 tetor, çdo gjë është bërë gati. Xhamia në qendër të kryeqytetit, e konsideruar si më e madhja në Ballkan, është veshur me flamujt e Turqisë dhe Shqipërisë, e pas inaugurimit do të jetë e hapur për të gjithë besimtarët myslimanë. Kjo xhami i ka kushtuar qeverisë turke 30 mln euro. 

Ndonëse kjo xhami duhet të hapte dyert për besimtarët dhe të thirret ezani i parë që në vitin 2018, tre vite pas nisjes së punimeve, nuk u realizua për shkak të përplasjeve mes komunitetit mysliman në Turqi dhe atij në Shqipëri, të akuzuar si gylenistë, kundërshtarët më të fortë të Erdogan, të cilët ky i fundit i ka akuzuar edhe për grusht shteti në 2016-ën.

Imami i xhamisë do të jetë myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, ndërsa për menaxhimin e xhamisë të ndërtuar si një kompleks multifunksional, do të ngrihet një fondacion, që edhe ky do të drejtohet nga imami Teqja.  

Dhe kështu pritja e gjatë e besimtarëve myslimanë për Xhaminë e Namazgjasë, që nga viti 2015 kur nisën të hapen themelet, merr fund të enjten e 10 Tetorit. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, është lënë jashtë kësaj ceremonie, fakt i njoftuar publikisht nga vetë ai.

Për menaxhimin e xhamisë së ndërtuar si një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve, do të ngrihet një Fondacion, në krye të të cilit do të jetë imami i Xhamisë së Namazgjasë, në përbërje të të cilit mund të ketë edhe përfaqësues nga Turqia.

Më herët u përfol se imami i Xhamisë së Madhe do të jetë turk, por vetë Enes Bastur, i cili njoftoi në Facebook se do drejtojë xhaminë ne Tiranë, e fshiu postimin.

Presidenti i Turqisë  Erdogan do të pritet me ceremoni zyrtare në Presidencë ku do të ketë dhe një takim kokë me kokë me homologun Bajram Begaj. Pas mesditës do të mblidhet këshilli i bashkërendimit të nivelit të lartë e mes dy vendeve pritet të firmosen disa marrëveshje. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, të dy do mbajnë një deklaratë, për të vijuar më tej rreth orës 16:30 me inaugurimin e Xhamisë.

Erdogan do të qëndrojë vetëm një ditë në Tiranë, pasi të nesërmen do të jetë në Serbi për një tjetër vizitë zyrtare, tashmë në Beograd.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 09/10/2024 19:20

    Perdorni gjuhen shqipe o gazetare te nderuar.. Ne vend te fjales "inaugurim ", duhet te perdorni fjalen shqipe "perurim". Pse e keni kaq te veshtire per te folur dhe shkruar shqip..?!

    Përgjigju
  • Igor: 09/10/2024 17:42

    Ju thefshin kembet para se te mbri tek xhamia,fshatrat nuk kane uji te pijshem keta idiote invetojne miljona per nji xhami nji objekt per analfabetet,kurse ne Serbi beri kontrata per 25 miljard dollare ,ju jeni injorantet e Evropes.

    Përgjigju
    • Soni: 10/10/2024 07:00

      @igor : e para, analfabet je vetë! Mëso të shkruash përpara se të vjellësh nëpër portale. E dyta, ndërtimi i xhamisë është paguar plotësisht nga Turqia. E treta, Turqia ka investuar në Serbi vetëm në zonat me pakica, por edhe nëse ka imvestuar, kjo është punë e tyre.

    • Boti: 10/10/2024 04:34

      Bageti ngelem gjithe jeten..nizam te turqve

    • Lui: 09/10/2024 19:19

      Sakte e ke thene.. neper trevat shqiptare investojne neper xhamia, ndersa ne Serbi miliarda per ekonomine..

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit