“Ramiz Alinë e njoha në Burgun e Tiranës, sot Burgu 313. Atje nisa punë për arsye ekonomike, 11 Gusht 1994. Kam qenë komandant skuadre. Ish Presidenti Ramiz Alia qëndronte në dhomën 39”.

Besnik Meta është ish polici dhe gardian i burgut të Ramiz Alisë i cili ndërhyri në mendjen e Alisë përmes letërsisë dhe vargjeve poetike. Më poshtë do të lexoni bisedën mes Eljan Taninit dhe Besnik Metës në emisionin Esencë që shfaqet çdo të martë e të premte në ekranin e Report Tv.

Eljan Tanini: -Cila ishte ëndrra e tij rinore?

Besnik Meta: -Matematika! Por kohët rrodhën ndryshe.

Eljan Tanini: -Çfarë muzike pëlqente ai?

Besnik Meta: -Muzikën klasike.

Eljan Tanini: -Nga muzikantët shqiptarë ose kompozitorët kë donte më shumë?

Besnik Meta: -Çesk Zadeja. I cilësuar dhe “babai i muzikës shqiptare”.

Eljan Tanini: -Nga kompozitorët botërorë kë adhuronte?

Besnik Meta: -Ludvig van Beethoven-in, por dhe  Tchaikovsky-in. Veprat e  Tchaikovsky-it i ka parë të intepretuara në “Balshoi Teatër” në Moskë si: “Liqeni i mjelmave”, “Bukuroshja e fjetur”, “Arrëthyesi” dhe operën lirike “Eugjen Onjegini”

Eljan Tanini: -Sporti i preferuar i Ramiz Alisë?

Besnik Meta: -Tenisi.

Eljan Tanini: -Origjina e Alisë?

Besnik Meta: -Nga Kosova, qyteti i Gjakovës.(Në kujtimet e tij, ai origjinën e vendos në Shkodër, por në dhomën e tij ai mbante një pikturë goxha të madhe me një grup luftëtarësh kosovarë).

Eljan Tanini: -Cili ishte  rregulli nr.1 i diplomacisë për ish presidentin?

Besnik Meta: -Buzëqeshja.

Eljan Tanini: -Sipas gjykimit të tij, Enver Hoxha ishte i zgjuar, trim apo dinak?

Besnik Meta: - Sipas tij Enveri ishte trim dhe i zgjuar.

Eljan Tanini: -Gjatë historisë së ndërtimit dhe punës  së shtetit shqiptar, cilin kryeministër vlerësonte ai më shumë?

Besnik Meta: - Sipas tij Ismail Qemalin, për veprimin patriotik në ngritjen e Flamurit dhe Themelimin e Shtetit Shqiptar, kurse Mehmet Shehun, si kryeministrin më adapt, atje ku e  vendoste ai gishtin, çdo punë mbarohej me sukses.

Eljan Tanini: -Po ministër? Cilin ministër donte ai më shumë?

Besnik Meta: -Fliste me shumë respect për Mirash Ivanajn, ministër arsimi në qeverinë e Zogut. Ai në një kohë fare të shkurtër arriti dhe bëri reforma të thella në arsim.

Eljan Tanini: -Po Alia si ministër i arsimit në vitet 1955-1958 çfarë i dha arsimit në Shqipëri? Çfarë thoshte ai për këtë rol të rëndësishëm?

Besnik Meta: -Gjatë periudhës së tij si ministër në vitin 1957 u ngrit: “Universiteti Shtetëror i Tiranës”, “Ansambli Shtetëror i  Këngëve dhe Valleve” por edhe “Teatri i Operas dhe Baletit”.

Eljan Tanini -Si e vlerësonte Ramiz Alia të “djathtën” e re shqiptare dhe a ishte diktator Enver Hoxha për të?

Besnik Meta: -E djathta shqiptare për të nisi me një të kaluar jo të mirë. Ramizi e thoshte shpesh: ‘’Më gjeni një diktator në botë që të dërgon me pahir në shkollë? Zakonisht diktatorët investojnë për luftën, ata të dërgojnë me dhunë në ushtri, të dërgojnë me forcë në luftë. Ne gjetëm një Shqipëri të dalë nga errësira me një popullsi 92% analfabete dhe ngritëm universitete, ne morëm vendin me një jetëgjatësi 38 vjeçare dhe e çuam mbi 72 vjeç. Ne gjetëm një Shqipëri ku shqiptari ndriçonte shtëpin me pishë dhe e elektrifikuam në një kohë record. Ne gjetëm një Shqipëri ku të grinte kunupi dhe malarja, thamë kënetat dhe i kthyem ato në tokë buke. Ku qëndron “diktatori” këtu? Ne gjetëm një Shqipëri në vitin 1945 me 800.000 banorë dhe këtë popullsi e shumëfishuam në 4 milionë banorë, tani më thuaj ky “diktator” dhe shteti “diktatorial” pse arriti ta shumfishojë popullsinë ku përmes “dhunës dhe terrorit” do ta kishte lënë aq sa e mori në vitin 1945’’?

Eljan Tanini: -Pse i mbyllën komunistët dyert e Evropës pas viteve ‘60-të? Pse nuk arritën ata të bënin ndryshime të thella më parë, të pranonin pluralizmin?

Besnik Meta: -Po ne kush na i hapi dyert? -m’u përgjigj ai me pyetje. Orët e Kremlinit kishin kohë që kishin ngelur. Duhej ndryshimi atje në Kremlin, që gjithë bota të ndryshonte. Rusia ishte superfuqi, tërheqia e saj, bëri që Amerika të triumfoi mbi ish-vendet socialiste më në krye Bashkimin Sovjetik.

Eljan Tanini: -Cilin shkrimtar pëlqente më shumë ai?

Besnik Meta: -Migjenin dhe Dritëro Agollin. Balzakun, Anton Çehovin, Shefqet Musarajn, Ismail Kadarenë, Jakov Xoxa gjithashtu.

Eljan Tanini: -Si e vlersonte Alia thënien “Po nuk qe agjenti vogël, nuk mund të bëhesh njeri i madh?”

Besnik Meta: -Ty s’ka ç’të duhet kjo! -më qëlloi lehtë me pëllmbë në faqe duke e shoqëruar me një buzëqeshje.

Eljan Tanini: -Çfarë thoshte ai për demokracinë?

Besnik Meta: - Ramiz Alia thoshte se demokracia ka vlera, por jo kjo lloji demokracie.

Eljan Tanini: -Si i shpëtoi ai vrasjeve në bllok ?

Besnik Meta: -Ramiz Alia më thoshte se unë nuk merresha me gjueti e me qejfe. Kështu kam shpëtuar, ndryshe nga ata që u vranë.

Gjithashtu ish gardiani i Ramiz Alisë tregon se dera e tij e dhomës në burg nuk mbyllej thuajse kurrë. Ai lexonte tepër. POEZINË E RUDYARD KIPLING-ut IA SOLLI NË BURG E BIJA, ZANA. Gjellën e kazanit e hante vazhdimisht, MADJE E DONTE EDHE VERËN E KUQE. RAMIZI THOSHTE SE NE ISHIM DIKTATURË ME LIGJE. VAJZA E TIJ ZANA ALIA ISHTE TEPËR KORREKTE  me të dhe me ne. ISH PRESIDENTI NUK DONTE TË SHKONTE NË BURGUN E TEPELENËS. Në dimër mbante veshur xhupat e Moskës.

PËR KADARENË THOSHTE SE MATERIALIN BAZE IA DHA AI, NË LIDHJE ME LIBRIN E DIMRIT. Në vitin 1997, KUR RAMIZ ALIA ISHTE NË FRANCË, ISMAIL KADARE IA MBYLLI TELEFONIN, BËRI SIKUR NUK E NJIHTE. SALI BERISHA I KISHTE VËNË TË GJITHË PËRPARA SIPAS RAMIZIT. LASGUSH PORADECI SIPAS RAMIZ ALISË DUHET TË SHKRUANTE PËR POPULLIN DHE KOMBIN.  NGA ENVER HOXHA, BORXHI I TRASHËGUAR ME KINËN ISHTE 9 MILIARDË DOLLARË

Nëse keni një histori të bukur apo të veçantë për të treguar me nostalgji, apo doni të rrëfeni kontributin tuaj në çdo fushë për Shqipërinë dhe shqiptarët, studio e ‘Esencë’ në Report Tv ju mirëpret!

Na shkruani në whatsapp në numrin e telefonit 0693508323.