Arrestimi i drejtorit i ARRSH-së, Evis Berberi! Hetohen rastet te tjera, ish ortaku ka fituar edhe nga Ministria Infrastrukturës tenderin 1.9 mln €

Arrestimi i drejtorit i ARRSH-së, Evis Berberi! Hetohen rastet te tjera, ish ortaku ka fituar edhe nga Ministria Infrastrukturës tenderin 1.9 mln €

Evis Berberi dhe Belinda Balluku

1710421929_ev.jpg

Foto: Ervis Berberi dhe Belinda Balluku

Drejtori i ARRSH-së Evis Berberi, në pozicionet e tij si vartës i Ministrisë së Infrastrukturës akuzohet nga SPAK se jepte tendera bashkëpunëtorëve të tij të cilët i kanë kthyer të paktën 2.2 milionë euro si përfitim.

Në një kërkim të thjeshtë Report Tv zbuloi se nuk janë vetëm tenderat e listuar nga SPAK për ARRSH, por se kompania e lidhur me Evis Berberin ka fituar edhe nga Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë. Një prej tyre është dhe tenderi i 27 dhjetorit 2021 me vlerën prej rreth 1.9 milionë eurosh si mbikëqyrës punimesh në objektin “Ndërtimin e Tunelit të Llogorasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës Vlorë – Sarandë.

Burimet për Report Tv bëjnë me dije se po verifikohen edhe tendera të tjerë, pasi prokurorët dyshojnë se nuk janë vetëm këto të gjashtë korruptivë. Dhe tenderi i majmë i Ballukut 1.9 mln euro është një prej tyre.

Masa e sigurisë arrest me burg për Berberin dhe dy biznesmenët Begajn dhe Lamin është dhënë nga gjyqtarja Elsa Ulliri ndërsa verifikimi i kësaj mase do të bëhet të shtunën, 16 mars. 


Lajmi kryesor:

Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro


M.Q./xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

PS kërkon Komision Antikorrupsion, nënkryetari i PD tregon ‘kushtin’ për pjesëmarrjen: Kërkojmë garanci nga SHBA që s’do preket SPAK

PS kërkon Komision Antikorrupsion, nënkryetari i PD tregon ‘kushtin’ për pjesëmarrjen: Kërkojmë garanci nga SHBA që s’do preket SPAK