Një ditë pas 'Fake News-it' të shpërndarë nga portali Syri.net,Drejtori i kësaj medie, Çim Peka është në kërkim policor dhe po i fshihet policisë.  Lajmin e ka bërë të ditur, zv/kryeministri i vendit Erion Braçe në studion e Eni Vasilit, 'Open' , ku ka thënë se policia ka kërkuar dëshminë e Çim Peka për përhapjen e lajmit 'fake' në median që ai drejton, por siç shtoi Braçe, Peka po i fshihet policisë dhe nuk është paraqitur për dëshminë.

Ne dijenine time drejtuesi i ketij portali eshte fshehur. I bej thirrje te paraqitet ne polici. Policia ka nevoje per deshmine e atij njeriu dhe ky njeri duhet te paraqitet atje. Nuk eshte pune gazetaret kjo histori. Kjo ngjarje nuk ka nisur sot ne ate portal. Kane gjashte jave qe e kane bere personazh duke ja transformuar ato qe thote neper intervista, sizmiologut grek” ka thënë Braçe

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë lajm ku thuhej se një tërmet i madh do të godiste vendin tonë madje parashikohej edhe ora, gjë e pamundur shkencërisht.

 Ndërsa mbrëmjen e djeshme u shoqërua gazetari i Syri.net, Aurel Rakipllari, sot janë marrë në pyetje kryeredaktori i i portalit Syri.net Artan Cena së bashku me  Ermal Rizain dhe Gelsi Bakollarin. Përpos gazetarëve të portalitSyri.net,  mbrëmë u shoqërua edhe gazetarja e 'Shekullit' Daniela Grica. Dy gazetarët, Rakipllari dhe Grica po hetohen si përhapësit e lajmit të rremë se në orën 23:30 do të bjerë një tërmet të fuqishëm.

Ky lajm solli një impakt shumë të madh tek qytetarët të cilët dolën në rrugë përgjatë natës së mbrëmshme.