Festimet për Ditën e Verës, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

Festimet për Ditën e Verës, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

Tirana është bërë gati të mikpresë festimet për Ditën e Verës më 14 mars. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme në kryeqytet me muzikë, art, lojëra dhe argëtim. Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.

Më konkretisht:

1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të "Ditës së Verës 2024", në datë 13 Mars 2024 nga ora 12:00 deri në datë 14 Mars 2024 në orën 24:00, në segmentet e mëposhtme: - Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish Hotel Dajti";

- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e "Ish—Hotel Dajti" deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali";

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi i rrugës "Ismail Qemali" deri në kryqëzimin me rrugën "Gjergj Filipi";

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi i rrugës "Gjergj Filipi" deri në fillim të sheshit "Nënë Tereza";        -

Segmenti i rrugës "Pjetër Bogdani" nga kryqëzimi me rrugën "Ibrahim Rugova" deri në kryqëzimin me rrugën "Vaso Pasha", nga ora 12:00 — 23:00;

Rruga "Ibrahim Rugova" nga kryqëzimi me rrugën "Brigada VIII- të deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali", nga ora 12:00 — 23:00.

2.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:

- Në rrugën "Lek Dukagjini", rrugën "Abdyl Frashëri", rrugën "Andon Zako

Çajupi-, rrugën "Papa Gjon Pali 11", rrugën "Sami Frashëri", në Bulevardin "Zhan D' Ark dhe Bulevardin "Bajram Curri".

3. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

Linja Nr. 13 "Tirana e Re" dhe Linja Nr. 2 "Teg Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit" do të devijojnë tek sheshi "Willson" dhe tek Bulevardi "Zogu I".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre